Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg ndaj dy të arrestuarve dhe tre personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhej me sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi pak ditë më parë.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian.
Ndërsa për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e tij vijon të jetë e rëndë.