Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar sot në lidhje me dhunimin e gazetarit Gjergj Zefi.
Begaj u shpreh se dhuna e çdo forme është e papranueshme. Kreu i Shtetit inkurajoi organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje
“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme. Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, theksoi Begaj në reagimin e tij.
Mbrëmjen e djeshme u raportua se gazetari Gjergj Zefi u godit nga disa persona, në Tiranë./Opinion.al