Aktualitet

Dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia, dy përfaqësues të ambasadës keniane në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 11/01/23 |
Opi Nion

Dy përfaqësues të Ambasadës keninane në Itali të deleguar nga ambasadori kanë mbërritur në vendin tonë lidhur më ngjarjen e rëndë të ndodhur muaj më parë në Shqipëri, ku u dhunua barbarisht një 22-vjeçare nga Kenia.

Sipas informacioneve, dy përfaqësuesit e Ambasadës keninane kanë vizituar pasditen e djeshme në spital Joy-in që punonte në një kazino, në prani të nënës së saj.

Po të njëjtën përfaqësues, ditën e sotme kanë shkuar edhe ne komisariatin nr.1 për të marre informacione rreth ngjarjes se 5 muajve dhe deri ku kane arritur hetimet.

Po sot do te takojnë edhe drejtues të spitalit të Traumës dhe mjekun neurolog që trajton vajzën. Më pas ata do takojnë dhe zyrën e avokatisë dhe avokatin që ndjek çështjen dhe pasditen e sotme do kenë edhe një takim në ministrinë e Jashtme me përfaqësues të ministrisë.

Dy përfaqësuesit e ambasadës kanë ardhur në Shqipëri për të ndjekur nga afër rastin e vajzës dhe për të ndihmuar edhe për procedurat për transferimin dhe kurimin e vajzës në një spital jashtë Shqipërisë.

22-vjeçarja që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Ajo dyshohet se është hedhur nga ballkoni i hotelit ku jetonte.

E reja punonte në një kazino të Tiranës dhe jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Policia e Shtetit nëpërmjet një deklarate muaj më parë bëri me dije se denoncimi për dhunimin e vajzës ishte bërë nga një prej shoqeve të të plagosurës.

Pas