Mijëra protestues kanë dalë në qendër të qytetit për të marshuar. Policia kishte refuzuar kërkesën e Frontit për të Drejta Civile për të organizuar marshin e sotëm, por pavarësisht kësaj, protestuesit dolën në rrugë.
Protestuesit bllokuan trafikun dhe detyruan që shumë dyqane të mbyllen. Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kanë hedhur koktej molotovi ndaj kompleksit të qeverisë në qendër të Hong Kongut.
Protestuesit po ashtu u ndalën pranë konsullatës britanike dhe valëvitën flamujt britanik dhe kënduan himnin e këtij shteti, në një përpjekje për të rritur mbështetjen ndërkombëtare për kauzën e tyre.
Ende nuk ka raportime për numrin e të arrestuarve apo personave të lënduar.
Protestat në Hong Kong nisën në qershor, pasi qeveria prezantoi një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave të arrestuar në Kinë. Më pas, qeveria e tërhoqi këtë projektligj, por protestuesit zgjeruan kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe që policia të mbahet përgjegjëse për dhunën e saj. Bilanci i protestave në Hong Kong deri tani janë, mbi 1300 persona janë arrestuar. /Opinion.al