Partizani fitoi sot për të tretën herë radhazi. Të kuqtë mposhtën 2-1 Skënderbeun në Korçë, sukses që erdhi me përmbysje, me heroin e takimit Xhuljano Skuka, që realizoi dy herë.
Por një ngjarje e rëndë u regjistruar në minutat e fundit të ndeshjes. Gjyqtari anësor u godit me diçka nga tifozët vendas duke u çarë në kokë dhe duke u gjakosur.
Sfida u detyrua të ndalej për disa minuta që stafi mjekësor t’i vinte në ndihmë anësorit dhe për t’i ndaluar hemoragjinë. Më pas sfida filloi sërish përr të luajtur minutat e fundit që ngelën.