Aktivistët “jelekverdhë” i janë bashkuar protestës sindikatave të punonjësve kundër reformës së
pensioneve.
Gjatë protestës janë regjistruar akte dhune pas përplasjes me forcat e policisë, të cilët përdorën dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit kundërshtojnë prej më shumë se 3 javësh reformën për pensionet të presidentit Emannuel Macron .
Përplasja mes policisë dhe protestuese u ashpërsua më tepër kur turma u afrua në zonat turistike si muzeu i artit modern “Pompidou”. Deri më tani, bëhet me dije se autoritetet kanë vënë në pranga dhjetëra protestues./ Opinion.al