Aktualitet

Dhunë ndaj nxënësve të klasës së tetë, hetim disiplinor për mësuesin e anglishtes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 04/11/22 |
Opi Nion

Ndaj mësuesit të gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli ka nisur një hetim disiplinor.

Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetim pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi.

Një nxënës i kësaj klase pohoi për mediat disa ditë më parë, se gjatë orës së mësimit mësuesi i kishte goditur me bidon me ujë dhe me shuplakë. Djali tha se janë dhunuar katër nxënës, mes tyre dhe një vajzë.

Ndërkohë, drejtorja e DAR, Vinjola Rota, bëri me dije se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës, po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko social. Në këto moment që po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik, nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi”.

Pas