Dy persona janë arrestuar në Vlorë e Sarandë të akuzuar për dhunë në familje.
55-vjeçari me iniciale Dh. P., kanosi dhe dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e djeshme.
Për dhunë fizike ndaj babait të tij është arrestuar edhe 34-vjeçari me iniciale D.R. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Gjashtë në Sarandë, po për motive të dobëta njofton policia. /Opinion.al