Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar plot 33 persona në të gjithë vendin për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet janë shoqëruar me sekuestrim armësh e droge.
8 persona të arrestuar ishin shpallur më parë në kërkim,
8 persona janë ndaluar për shkelje të qarkullimit rrugor,
2 persona për dhunë në familje,
4 për trafikim të lëndëve narkotike,
2 për krime ekonomike,
4 janë kapur duke vjedhur në flagrancë
2 për armëmbajtje pa leje,
3 për vjedhje të energjisë elektrike.
“Policia rrugore ka vendor 1.798 masa administrative për shkelje të ndryshe të Kodit Rrrugor, janë pezulluar 29 leje drejtimi dhe bllokuar 12 automjete pa dokumentacion përkatës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.