Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

2018/09/18 at 9:42 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.

Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e drejtorit Arjan Hasani, i cili i dhunon dhe nuk u lejon të burgosurve të drejtat më minimale.


Në një nga letrat shkruhet: “Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Po ju shkruajmë nga burgu i Fierit. Saimir dhe Genti, për shoqërinë jashtë ne jemi llumi i shoqërisë, por edhe pse jemi në burg, kemi dhe ne të drejtat tona. Dhe në burg nuk ka vetëm përdhunues dhe pedofila, por ka dhe (persona) pa patentë, ndërtim pa leje, mospagim dritash dhe uji.

Problemi jonë është sesa herë ky burg drejtohet nga Arjan Hasani këtu mbizotëron dhuna dhe asgjë nuk funksionon. Ky në punë fut kushërinjtë e vet dhe të zonës së vet dhe këtu nuk funksionon më asgjë, përveç se dhuna, druri, izolimi, hakmarrja dhe arroganca.

Ne nuk kërkojmë privilegje në burg, se ky është burg i sigurisë së ulët, ku ka krime të lehta. Ne kërkojmë që të mos ketë dhunë dhe që drejtori të mos bëjë me ne si të dojë ai dhe kundra ligjit, se para ligjit jemi të gjithë njësoj.

Na vjen në 2 të natës kontroll, ushtrojnë dhunë fizike e psiqike, na tallin, na shajnë. Dhe kështu ne i hymë në grevë. E di si na tha me atë arrogacën prej tepelensi? ‘Shkoni ankohuni te Stopi’. Ne ndodhemi në katin e parë, godina e paraburgimit. Pse u ngritëm në grevë, vetëm neve na ka mbyllur dyert. Në asnjë godinë nuk është kështu, vetëm te ne, pse u ankuam kundra këtij.

Ju lutemi na ndihmoni që të trajtohemi si të gjithë të dënuarit e burgut e të burgjeve të tjera. Mjaft i kemi larë muret me gjak! Ju lutem na sillni përfaqësues të Avokatit të Popullit që ta shikojnë gjendjen këtu”.

Ndërsa në një tjetër thuhet: “Urojmë që letra t’ju gjejë mirë. Ne që po ju shkruajmë jemi të dënuarit e burgut të Fierit, godina e paraburgimit, kati i parë. Jemi në grevë qysh nga e premtja. Problemet tona ia shkruajtëm dhe ia thamë në sy pronarit të burgut, Arjan Hasanit. Themi pronari, se nga dita që është rikthyer në punë e ka kthyer burgun në privat.

Sapo iu ankuam në sy dhe i dhamë dhe letrën me firma, grisi letrën dhe na ka mbyllur dyert që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Ka bllokuar telefonatat që të mos ankohemi te gazetarët, Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit.

Pika jonë e parë e grevës është të hiqet dhuna fizike dhe psiqike që ka instaluar Arjan Hasani me kushërinjtë e vetë, që i ka punësuar në grupin e gatshëm!

Të na lejohen ilaçet që na sjell familja se këto të burgut nuk i kemi parë asnjëherë. Mos harrojmë se në këtë burg kanë vdekur 3 të dënuar, përsa kohë e ka drejtuar drejtori Arjan Hasani.

Duam që të funksionojnë dushet e uji i nxehtë që të lahemi. Duam që shitësi nga Tepelena, njeriu i drejtorit, të ulë çmimet. Një kos 1 mijë e 500 lekë të vjetra.

Duam që të mos na terrorizojnë me kontrolle që na bëjnë në 1, 2 ose 3 të natës. Sa i ankohemi ky njeri hakmerret. Duam që burgu të kthehet si ka qenë me drejtorët e mëparshëm, institucion edukimi dhe jo institucion xhunglimi dhe druri.

Shpresojmë të na mirëkuptoni se nuk duam luks, as pishina në burg, por duam që të mos të na rrahin më tek izolimet se aty nuk ka kamera. Ju lutemi na çoni përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit ta shikojnë gjendjen vetë”.

Po ashtu për këtë burg është ankuar edhe e ëma e një të burgosuri nëpërmjet një letre, ku shkruhet: “Përshëndetje Saimir dhe Genti. Jam një shqiptare e jo serbe. Kam djalin në burgun e Fierit për aksident me makinë dhe jo për terrorizëm dhe krime lufte. Kur shkova para 2 ditësh te djali e pashë me shenja në fytyrë e të trembur. Plaçkat që nxori jashtë që t’ja laj ishin me gjak. Më tregoi djali që janë në grevë kundra dhunës që ushtron drejtori Arjan Hasani.

Saimir të keqen nëna, sa është rikthyer ky drejtor kemi frikë të shkojmë në takim se na dalin fëmijët të trembur dhe gjithë shenja.

Policët janë ndërruar të gjithë dhe këta të rinjtë nuk sillen mirë dhe me ne familjarët. Ju lutemi Saimir na ndihmoni, të keqen nëna. Me respekte, anonim se na rreh çunin prapë”.

Një ish-efektiv policie pohoi gjithashtu dhunën e ushtruar nga drejtori Arjan Hasani ndaj të dënuarve dhe tregoi se është i papunë vetëm pse e kundërshtoi këtë fakt.

“Tani jam i papunë sepse me rikthimin e drejtorit Arjan Hasani nuk pranova të dhunoj të dënuarit. Ai më hoqi nga puna dhe ka futur në punë kushërinjtë e vetë dhe tepelensa. Ky drejtor e ka kthyer burgun në privat. Sa erdhi filloi të hakmerret kundër të gjithë personelit duke i hequr nga puna dhe duke vendosur njerëzit e tij. E ka kthyer burgun e Fierit në ferr të vërtetë. Na thoshte: ‘Mos komunikoni me të dënuarit se janë armiqtë tanë’. Po puna ime e tillë është se i dënuari te polici shkon për çdo gjë.

Ju lutem, ju bëj thirrje që në burgun e Fierit të hyjë për kontroll Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve që quhet SHKBB dhe varet nga Ministria e Drejtësisë e do shikojnë shkeljet që ka bërë e po bën drejtori Hasani. Ky të heq nga puna sikur ta ketë pronë të babës”.

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra i bëri thirrje Avokatit të Popullit dhe SHKBB-së së Ministria e Drejtësisë për të kryer një kontroll në burgun e Fierit, pasi drejtori Arjan Hasani nuk mund t’i trajtojë të dënuarit në këtë mënyrë./tvklan.al

Etiketa: arjan hasanidenoncimistop


Ju sugjerojmë

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër
Kronikë

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër

15 Shtator, 2025 9:31 am
Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit
Kryesore

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15 Shtator, 2025 8:38 am
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën
Aktualitet

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Do të hapë rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën

15 Shtator, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 shtator 2025

15 Shtator, 2025 8:34 am
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Shtator, 2025 7:53 am
Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës
Aktualitet

Pësoi infarkt në Voskopojë, si është gjendja shëndetësore e ambasadorit të Ukrainës

14 Shtator, 2025 9:44 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Para
Tërmeti lëkund katër shtete

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Viola Spiro provokuese brenda Audit luksoz

Viola Spiro provokuese brenda Audit luksoz

Vuçiç: Gazivoda e rëndësishme për ne dhe shqiptarët. Pjesë e bisedimeve në Bruksel

Mitrovicë, Vuçiç: Të gjithë fitojnë nga pak, por askush nuk merr gjithçka
















TE FUNDIT

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës
15 Shtator, 2025

Belgjika dëshiron të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të angazhojë ushtrinë për të përmirësuar sigurinë e...

Lexo më shumë

Thyen xhamat e marketit dhe vjedh një shumë parash, arrestohet i riu në Tiranë

Thyen xhamat e marketit dhe vjedh një shumë parash, arrestohet i riu në Tiranë
15 Shtator, 2025

Një i ri është arrestuar këtë të hënë në Tiranë. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.P., 32 vjeç, theu...

Lexo më shumë

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër
15 Shtator, 2025

Një zjarr i shkaktuar nga shkëndija elektrike ka djegur plotësisht dy banesa në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Ahmet...

Lexo më shumë

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit
15 Shtator, 2025

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com