Pas dhunës në Kuvend si dhe sulmin me ujë ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe bllokimin e foltores nga opozita, Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetimet.
Prokuroria do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në aktet e dhunës.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.