Sport

Dhuna në derbi, FSHF dënon Tiranën dhe Partizanin


               Publikuar në : 11:35 - 02/10/19 |
Geljano Fataj

Komisioni i Disiplinës, në FSHF ka dënuar Tiranën me 4 ndeshje pa tifozë spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 lekë. Po ashtu Tirana, duhet të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019-2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.

Sipas komisionit të disiplinës këta tifozë (Elton Bande; Alban Rexha; Getard Celiku; Mateos Majani; Aksel Manxhar; Thanas Bendo; Bledar Luga; Gentian Qosja) duhet të ndalohen përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF.

Po ashtu Komisioni i Disiplinës ka dënuar dhe Partizanin me 2 ndeshje pa tifozë dhe gjobë në masën 100.000 lekë. Dhuna në derbin e kryeqytetit të dielën në mbrëmje po shqyrtohet edhe nga policia që ka në dorë pamjet filmike të kamerave të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Aty pritet të identifikohen personat që shkaktuan probleme para nisjes së takimit. Tifozëritë e Tiranës dhe Partizanit u përleshën mes tyre ku pati edhe të lënduar.

Sipas policisë u zbuluan edhe disa gropa ku ishte vendosur një sasi lënde piroteknike me mekanizëm me ndezje elektrike në afërsi të tribunës së ultrasve të Partizanit.

Veprimet janë kryer natën dhe pamjet e kamerave të sigurisë pritet të qartësojnë më shumë ngjarjen. Klubi i Futbollit Tirana është në pritje të hetimeve, ndërsa është pezulluar drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi”, Ksenofon Haskoçela./ Opinion.al

Pas