Takimi i planifikuar për ditën e sotme mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe homologut të tij grek, Ionais Ikonomou, është anuluar.
Shkak për anulimin e takimit janë bërë incidentet e dhunshme, mbrëmjen e djeshme, në Athinë mes tifozerisë së AEK dhe Dinamos së Zagreb.
Si pasojë e përleshjeve gjatë mbrëmjes së kaluar, 1 i ri humbi jetën, ndërsa 8 të tjerë u plagosën.
Ndërkohë për ngjarjen policia greke njoftoi që 96 persona janë arrestuar.
Balla kishte njoftuar më herët takimin me Ikonomou, me të cilin do të diskutonte për krimin kufitar dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit turistik.