Ditën e djeshme një grup turistësh spanjollë u sulmuan nga pronari i një lokali në Borsh, pasi nuk kishin pëlqyer shërbimin e ofruar.
Lidhur me këtë ngjarje, kryeministri Edi Rama, ka publikuar në “Facebook” një video ku ministri Klosi takon turistët.
Krahas videos, Rama shkruan se “barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve”.
Postimi i Ramës
Barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve.
Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë.
Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë./ Opinion.al E.Xh.