Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, shtohen denoncimet dhe reagimet

2021/11/24 at 7:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, shtohen denoncimet dhe reagimet

Në Shqipëri, veprimtaret e të drejtave të grave e vajzave si dhe qendrat e këshillimit shprehen për shtimin e denoncimeve të dhunës ndaj tyre prej bashkëshortëve.


Po ashtu është vërejtur një shtim i dhunës gjatë pandemisë, por denoncimet dëshmojnë për një dhunë sistematike, që zgjat me vite në martesat e tyre, që arrijnë kulmin me plagosje të rënda dhe me vrasje.

Një rrjet i gjerë i organizatave shqiptare po përgatiten të nisin nga nesër një fushatë kundër dhunës ndaj grave e vajzave, ndërkohë që vazhdon puna e përditshme për mbrojtjen e viktimave.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare merr çdo ditë denoncime për dhunë nga gra dhe vajza përmes telefonit, të cilat i këshillojnë nga afër e më pas i përfaqëson në gjykatë, duke u përgatitur dokumentat e proceseve gjyqësore.

Format e dhunës janë nga më të ndryshmet emocionale, psikologjike, ekonomike, seksuale, por dhuna fizike është ajo që denoncohet më shpesh pasi durohet nga gratë vite të tëra, pohojnë ekspertet e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare.

Avokatja Lirie Dina veçon një grua, që ndihmoi muajt e fundit, kur denoncoi bashkëshortin pas shumë vjet dhune, sepse tashmë ai po dhunonte edhe fëmijën e tyre.

“Burri e dhunonte prej 16 vjetësh edhe në prani të fëmijës. Ajo provoi të gjithë llojet e dhunës dhe i duroi që të mos prishej familja dhe të mos dëmtohej fëmija. Por më në fund e denoncoi bashkëshortin sepse ai kërcënoi se do ta hidhte fëmijën e tyre nga tarraca e pallatit. Plagët e veta i duroi me vite, por tek fëmija nuk duroi dot më” – thotë avokatja Dina.

Veprimtaret vlerësojnë se megjithë numrin në rritje të denoncimeve, përsëri ka në shoqëri shumë gra e vajza të tjera, që ende nuk guxojnë të denoncojnë nga frika e humbjes së jetës, nga frika e humbjes së familjes, pasurisë dhe të banesës.

Denoncime të vazhdueshme nga gra dhe vajza të dhunuara merr nga telefoni dhe trajton nga afër edhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”.

Drejtuesja e Qendrës, Fabiola Egro, thotë se ky rrjet është kujdesusr për qindra raste dhune në Tiranë, Durrës dhe zona të tjera, ku pavarësisht nga gjeografia e larmishme, shqetësimi mbetet i njëjtë; dhuna e përhapur dhe e tejzgjatur ndaj grave dhe vajzave.

“Marrim shumë telefonata me denoncime, të cilat janë shtuar ndjeshëm. Pjesa dërrmuese janë ndaj grave e vajzave, si dhe ndaj fëmijëve. Përpiqemi t’i ndihmojmë përmes bashkëpunimit me mekanizmat kundër dhunës, në gjykata me masat e mbrojtjes dhe në komunitetet e tyre” – thotë zonja Egro.

Ekspertet pohojnë se gratë e dhunuara në familje kanë nevojë për ndihmë ligjore të shumëllojshme, nga zgjidhja e martesës, detyrimet financiare për fëmijët, e deri tek ndarja e pronave të përbashkëta, për të cilat janë bërë përmirësime edhe në ligjin e kadastrës, ku gruaja njihet si bashkëpronare.

Nga ana tjetër, avokatja Dina thotë se janë përmirësuar dhe ato kanë nisur të zbatohen si për mbrojtjen ashtu edhe për trajtimin e grave e vajzave, viktima të dhunës në familje. Megjithatë problemet vazhdojnë, siç del edhe nga një monitorim i Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare në gjykatat e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, për zbatimin e ligjit të dhunës në familje, realizuar me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Kemi konstatuar nga monitorimi se në jo pak raste vlerësimi i riskut për viktimat e dhunës nuk bëhet bashkarisht nga institucionet e ngarkuara sipas ligjit. Kjo sjell vështirësi të mëtejshme, që shkaktohen nga mos marrja e vendimeve në mënyrë të njëkohëshme nga institucionet, ndaj bashkëpunimi mes tyre është mëse i domosdoshëm” – thotë avokatja Dina.

Qendrat e emergjencës dhe mekanizmi kundër dhunës janë detyrim ligjor për t’u ngritur pranë cdo bashkie, përballë situatës kritike të grave dhe vajzave.

Zonja Egro thotë se “në Durrës dhe në zona të tjera po ngrihen qendra emergjence për trajtimin e menjëhershëm të rasteve të denoncuara, për të nxjerrë sa më parë urdhëra mbrojtjeje dhe për të vlerësuar gjendjen dhe pasojat”.

Gratë e dhunuara pohojnë se kanë nevojë për mbrojtje të vazhdueshme, se ndjehen të kërcënuara edhe pasi denoncojnë dhunën në familje, sepse dhunuesit i konsiderojnë si pronë bashkëshortet dhe shkelin urdhërat e mbrojtjes, që nxjerr gjykata, ndaj atyre u duhet shumë guxim për këto denoncime dhe ballafaqime me ta në gjykatë./ VOA

Etiketa: Dhuna grateshqiperi


Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
“Open Balkan”, Rama: BE nuk po mban premtimet

“Open Balkan”, Rama: BE nuk po mban premtimet

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos shembjen e Teatrit Kombëtar

Falen gjobat për familjet e prekura nga tërmeti

Meta:Basha mu ul në gjunjë, me lot në sy kërkoi anulimin e zgjedhjeve e protestës

Meta: “Open Balkan”, nismë përçarëse dhe përjashtuese
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com