Dhuna dhe incidentet të javëve të fundit, kanë detyruar autoritetet franceze të ndalojnë transfertat për tifozët, në ato ndeshje që cilësohen me rrezikshmëri të lartë.
Episodet e rënda kulmuan me vdekjen e një tifozi të Nantes gjatë fundjavës së kaluar, pas përleshjeve me ultras të Nice.
Ministri i brendshëm francez, Darmanin firmosi dekretin që i ndalon transfertat tifozëve në pesë ndeshje të javës së 15-të në Ligue 1 dhe për tre ndeshje të Kupës së Francës. Mes ndeshjeve ku tifozët miq nuk lejohen në stadiume janë edhe ato të Paris Saint Jermain, Lyon dhe Marseille.