Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjetë gjërat që mësuam gjatë 2017

2017/12/31 at 11:45 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhjetë gjërat që mësuam gjatë 2017

2017 ishte padyshim një vit i pasur në ngjarje, gjetje dhe arritje. Por cilat ishin 10 gjërat më të rëndësishme që ne mësuam gjatë këtij viti? Këtë e zbulojmë në materialin në vijim, shkëputur nga e përjavshmja amerikane The Economist.

Duke filluar nga Donald Trump, tek Bitcoin, tek praktikat e reja të politikave sociale dhe dëshira për të mos patur fëmijë, viti 2017 u karakterizua nga ngjarje e gjetje të rëndësishme. E përjavshmja amerikane The Economist parashtron 10 gjërat që ne mësuam gjatë vitit që po lëmë pas.

  • Përse evangjelistët amerikanë e duan Donald Trump?

Evangjelistët amerikanë e shohin Donald Trump si një njeri të Perëndisë, kjo pavarësisht faktit se presidenti ka qenë 3 herë i martuar. Arsyeja përse presidenti është kaq i dashur në rradhët e konservatorëve, është fakti se retorika e Trump i bën jehonë “të menduarit pozitiv” ose “ungjillit të mirëqenies”, një lëvizje e fuqishme fetare amerikane.

  • Vemjet që hanë plastikën mund të shpëtojnë planetin!

Një eksperiment i frymëzuar nga biologia Federica Bertocchini zbuloi se vemjet apo larvat e molës përmbajnë enzima të cilat arrijnë të shpërbëjnë plastikën. Organizmat mund të konsumojnë 1 qese plastike brenda 1 muaji duke e shpëtuar planetin nga një prej ndotësve më të mëdhenj.

  • Përse pozita globale e Britanisë është në nivelin më të ulët?

Influenca e Britanisë është në lëkundje një vit pas referendumit për Brexit. Në një situatë ku kriza financiare dhe largimi nga Bashkimi Europian janë dominuese, Britania e gjen veten larg roleve të luante dikur si bosht mes Europës dhe Amerikës.

  • Përse burimet më të vlefshme tani në botë janë të dhënat dhe jo nafta?

Një shekull më parë, burimi kryesor ishte nafta. Por tashmë, në epokën dixhitale, është fluksi i të dhënave që i jep disa kompanive fuqinë e pashembullt. Për t’i mbajtur nën kontroll, duhet të vendosen rregulla.

  • Përse Rusia është sërish nën sundimin e një cari

17 vite pasi Vladimir Putin u bë president për herë të parë, kontrolli i tij mbi Rusinë është më i fuqishëm se kurrë. Ai është me gjasa autokrati i vetëm i botës dhe ka ringjallur historinë perandorake të Rusisë, duke ofruar një pikturë të gjallë se si funksionon pushteti.

  • Mbulimi i godinave me film plastik mund të jetë alternativa ndaj kondicionerëve!

Ajri i kondicionuar së shpejti mund të zëvndësohet. Shekncëtarët kanë arritur të krijojnë një cipë që mund të ftohë godinat pa përdorur energji elektrike. Kjo cipë mund të prodhohet me metoda standarde dhe me një kosto rreth 50 cent për metër katror.

  • Si Finlanda po eksperimenton duke i dhënë njerëzve “të ardhura bazike” mujore.

Finlanda po eksperimenton duke siguruar për njerëzit “të ardhura bazike” mujore. Përmes një studimi pilot, autoritetet po vëzhgojnë se si marrja e të ardhurave bazë mund të ndikojë incentivat në tregun e punës. Pjesëmarrësit në këtë projekt marrin 560 euro në muaj të cilat ia shtojnë fitimeve të tyre, pa humbur asnjë cent.

  • Përse gjithnjë e më shumë të rritur nuk kanë fëmijë dhe kjo nuk përbën problem?

Gjithnjë e më shumë të rritur në botën e pasur preferojnë të mos kenë fëmijë. Por kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar. Arsyet përse njerëzit zgjedhin të mos kenë fëmijë janë të ndryshme, por më e rëndësishmja është fakti se gratë tejngarkohen në vendet e tyre të punës për shkak të kulturës brutale që rrethon këto ambjente.

  • Përse njerëzit po blenë më shumë Bitcoin?

Njerëzit këtë vit blenë më shumë bitcoin dhe kjo për arsye të mira. Por më kryesorja prej tyre për momentin është pikërisht fakti se çmimi i monedhës virtuale po rritet.

  • Mënyra më e mirë për t’u bërë i pasur në Amerikë!

Amerikanët janë shumë optimistë kur bëhet fjala për të formësuar të ardhmen e tyre, por vetëm edukimi i nuk mund të të rendisë në rradhët e të pasurve. Ndaj mënyra si të bëheni të pasur në Amerikë është të keni fatin të lindni nga prindër të pasur, ose të gjeni një partner të pasur./oranews/

Etiketa: 2017dhjete gjeramesuam

Ju sugjerojmë

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…
Bota

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

24 Gusht, 2025 8:28 pm
Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
Bota

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

24 Gusht, 2025 8:01 pm
Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
Rajoni

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

24 Gusht, 2025 7:32 pm
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
Kronikë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

24 Gusht, 2025 6:31 pm
Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface
Sport

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface

24 Gusht, 2025 6:31 pm
Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
Rajoni

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

24 Gusht, 2025 5:45 pm
Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë
Sport

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë

24 Gusht, 2025 5:40 pm
Pse milionerët dynden drejt Dubait?
Bota

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

24 Gusht, 2025 5:16 pm
Përfshihet nga zjarri  gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
Kronikë

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

24 Gusht, 2025 5:11 pm
Para
Gregoraci-Briatore, çifti i jep fund lidhjes pas 11 vitesh

Gregoraci-Briatore, çifti i jep fund lidhjes pas 11 vitesh

Viti 2018 mbërrin në Shqipëri, ‘Opinion’ ju uron gëzuar!

Viti 2018 mbërrin në Shqipëri, ‘Opinion’ ju uron gëzuar!

Horoskopi 2018, surpriza pafund për të gjitha shenjat. Mos e humbisni

Horoskopi 2018, surpriza pafund për të gjitha shenjat. Mos e humbisni

TE FUNDIT

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…
24 Gusht, 2025

Qeveria britanike ka njoftuar një reformë të madhe në sistemin e apelimeve për azil, në përpjekje për të reduktuar numrin...

Lexo më shumë

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
24 Gusht, 2025

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance deklaron se Amerika nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, pavarësisht mbështetjes që i...

Lexo më shumë

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
24 Gusht, 2025

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan...

Lexo më shumë

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
24 Gusht, 2025

MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com