Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjami në pjesën e belit më i rrezikshmi, ja si ta eliminoni në pak kohë

2018/11/21 at 8:14 PM
në -Shëndeti, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhjami në pjesën e belit më i rrezikshmi, ja si ta eliminoni në pak kohë

Një nga këshillat dhe rekomandimet që dëgjohen shpesh është humbja e kilogramëve dhe dhjamit të tepërt të akumuluar në zonën e belit.


Sipas mjekëve rreziku i dhjamit në këtë zonë shkon përtej paraqitjes së jashtme.

Ata shprehen se dhjami i akumuluar në zonën e belit dhe përreth organeve të brendshme është më i rrezikshmi nga të gjithë.

Vendndodhja e dhjamit ka shumë rëndësi

Zonat e trupit ku dhjami akumulohet më shumë janë:

Ijet dhe kofshët

Akumulimi i dhjamit në këto zona i jep trupit formën e dardhës.

Në këtë rast akumulimi i dhjamit është krejt sipërfaqësor dhe qëndron nën lëkurë.

Zona e belit

Akumulimi i dhjamit në zonën e belit është pjesërisht nën lëkurë.

Megjithatë, ai mund të shkojë më thellë duke rrethuar organet e brendshme.

Trupi i njerëzve që shëndoshen kryesisht në zonën e barkut ka formën e mollës.

Edhe nëse njerëzit kanë një indeks të shëndetshëm të masës trupore, dhjamosja e zonës së belit rrit nivelin e sheqerit në gjak, tensionin e lartë dhe kolesterolin.

Për më tepër, sipas të dhënave të AgroWeb.org, një gjë e tillë kontribuon në dhjamosjen e mëlçisë dhe shfaqjen e inflamacionit.

Të gjitha këto probleme mund të nxisin sëmundjet e zemrës, mëlçisë apo diabetin.

Nga ana tjetër, dhjami i akumuluar nën lëkurë siç ndodh në rastin e ijeve apo kofshëve nuk shkakton dëm në organizëm.

Studimet mbi këtë çështje kanë zbuluar se rreziku i sëmundjeve të parakohshme rritet në dy raste.

Nëse perimetri i belit tek meshkujt është mbi 110 centimetra, atëherë rreziku i sëmundjeve të parakohshme në harkun kohor të 9 viteve, rritet me 52%.

Femrat me një perimetër të belit mbi 95 centimetra kanë 80% më shumë gjasa të vujanë sëmundje të parakohshme në 9 vitet e ardhshme të jetës.

Si mund të shteroni dhjamin në zonën e belit?

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është gurthemeli i rënies në peshë.

Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm me racionet dhe të jeni të vëmendshëm ndaj sasisë.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ju duhet të konsumoni më shumë perime, drithëra të plota, fruta dhe arrorë.

Peshku dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë janë të rëndësishme.

Nga ana tjetër, ju duhet të minimizoni pijet e gazuara, yndyrnat si gjalpi etj, si edhe alkolin.

Aktiviteti fizik është gjithashtu i rëndësishëm për të ngushtuar perimetrin e belit, por ai rrit edhe masën muskulare dhe përmirëson paraqitjen e jashtme të trupit.

Lëngu i majdanozit me limon e mjaltë për rënien në peshë

Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë.

Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për 5 ditë dhe më pas sërish pas një pushimi 10 ditor.

Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës.

Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije./AgroWeb.org

 



Ju sugjerojmë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha
Life Style

Kinezët zbulojnë në fund të Oqeanit Paqësor një nga sekretet e mëdha

13 Shtator, 2025 3:02 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
Life Style

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

8 Shtator, 2025 10:01 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore
Life Style

Studentët ndërkombëtar në Shqipëri, 200 të rinj do banojnë në rezidencat studentore

1 Shtator, 2025 11:06 am
Para
Jetë prej sheiku! Një ditë me futbollistin më të paguar në botë

Jetë prej sheiku! Një ditë me futbollistin më të paguar në botë

Qeveria jep gjysmë milion Euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Qeveria jep gjysmë milion Euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Astiri, Protestuesit: O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

Astiri, Protestuesit: O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!
















TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com