Vjedhja e teqes së fshatit Ballenj në Krastë të Martaneshit është kryer nga dhëndrri dhe vjehrri.
Policia e Bulqizës arriti që brenda dy orësh nga raportimi i vjedhjes, të arrestonte dy autorët Man Doma, 59 – vjeç dhe Mevlan Limani, 27 – vjeç ky që shihni në foto.
27 – vjeçari dyshohet të jetë iniciatori dhe organizatori kryesor i vjedhjes.
Nga hetimi ka rezultuar se Doma dhe Limani kanë planifikuar vjedhjen pasi kanë kryer peligrinazh, gjatë muajit Gusht në Teqen e Ballenjës, ku kanë parë sasinë e madhe të parave që dërgoheshin nga besimtarët.
Një ditë më parë, policia njoftoi se pas arrestimit arriti të sekuestrojë kasafortën sëbashku me shumën prej 5 milion lekësh të vjetra dhe mjetet e përdorura për të realizuar vjedhjen.
Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ata deklaruan se veprimit e kryen për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. /Tv Klan