Politikë

Dhëndri i Berishës “sherr” me drejtorin e Policisë Bashkiake në kohën e Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 07/12/21 |
Opi Nion

Beteja Berisha-Basha ka përfshirë dhe përkrahësit e tyre.

Ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha dhe dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, janë përfshirë në një debat në rrjetet sociale.

Debati mes Malltezit dhe Hoxhës ka përfunduar me kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Debati i plotë: 

Abi Malltezi: Veç në diktatura korruptive ndodh që qeveria blen dhe opozitën, ndan plaçkë duke vjedhë çfarë t’i dalë përpara përfshi portin e Durrësit

Florenc Hoxha: Çfarë mund të na thuash për RBS besoj se e di kush e menaxhon dhe kush i merr tortën e majme dhe kush e ka shpikur.

Abi Malltezi: Kunati besoj?

Florenc Hoxha: Thuaj një herë të vërtetën, në mos po ta them unë.

Abi Malltezi: Kunati dhe lepirësit si ty besoj. Kaq. Lëpirëse të Ramës jeni bo..

Florenc Hoxha: Mendoje mirë kur më thua mua lëpirës së mund të vijë keq kur të fillojë dhe të shkruaj dhe të bëj publike ndonjë sms në bbm. Sa për lëpires i Ramës je ti se gjatë këtyre viteve nuk ta kanë terrorizuar familjen ty po mua Rama, po mati mirë fjalët kur më thua mua lëpirës i Ramës./ Opinion.al

Pas