Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi është shprehur se në zgjedhjet e 2025 do të përdoren të gjitha mjetet për të marrë rezultatin pozitiv. Në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Këlliçi shprehet se nuk do t’ua falin mandatin e katërt socialistëve.
Ndër të tjera demokrati nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj SPAK ku tha se po përdoren të gjitha manyrat për ta zhbërë opozitën.
-Si ndikon fakti që lideri i Partisë Demokratike, zoti Berisha është “arrest shtëpie” dhe kreu i Partisë së Lirisë, zoti Meta është në masën e sigurisë “arrest me burg”, për tu folur drejtëpërdrejtë votuesve tuaj. Sa të vështirë do ta keni këtë përballje me mazhorancën në zgjdhjet e vitit 2025?
Belind Këlliçi: Ndikon në pikën që ne po j’ua bëjmë të qartë qytetarëve që tentativa e SPAK është për ta çuar opozitën në zgjedhje të dëmtuar, të copëzuar dhe për të zhbërë opozitën në vend që të mos bëhen më zgjedhje, por të bëhen votime. E gjithë paranoja e Edi Ramës për të shkuar në një proces zgjedhjesh të lira dhe të ndershme do duhet të përkrahet me ndërhyrhjen brutale të SPAK në zgjedhje. Si ka mundësi që 6 muaj para zgjedhjeve të dy drejtuesit e partive më të mëdha opozitare ndodhen njëri i arrestuar në shtëpi dhe tjetri në burg, ndërkohë personi që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shteti që është Edi Rama është i lirë.
-Si do të shkoni në zgjedhje?
Belind Këlliçi: Do shkojmë në zgjedhje dhëmbë për dhëmbë. Dy duar për një kokë, me çdo mjet që do të kemi në dorë, ne këtyre mandatin e katërt nuk j’ua falim, ta harrojnë. Dy duar për një kokë, me çdo formë do të futemi në zgjdhje. Ne votime nuk ju lëmë.
-E keni thënë edhe herë të tjera këtë. Në 2019 kur ata u futën vetëm zoti Këllici dhe ju betoheshit që zgjdhje lokale nuk do të kishte…
Belind Këlliçi: Për ato deklarata pyet Lulzim Bashën, ministrin e shtetit për opozitën të Edi Ramës që quhet Lulzim Basha. Mua më pyet për deklaratat e mia.