Peshkatarët kanë kapur sot një peshkaqen të rrallë në gjirin e Vlorës. Ai quhet peshkaqeni bishtdhelpër ose sipas peshkatarëve “Dhelpra e Detit”.
Kjo specie ishte 3,2 metra e gjate dhe peshonte plot 120 kilogramë. Dhelpra e Detit është një specie e rrallë por jo e rrezikshme dhe e ka marrë këtë emër prej bishtit të gjatë.
Dhelpra e Detit është një peshkaqen që i përket deteve tropikale dhe mendohet se ka mbërritur deri në brigjet tona për shkak të ndryshimeve klimatike. Fatkeqësisht peshkaqeni ngordhi në rrjetën e peshkatarëve./Opinion.al