Pas një hetimi disa mujor, policia e Fierit ka finalizuar operacionin antidrogë “Shënjestra”.
Gjatë operacionit u godit një grup i cili përpunonte dhe shiste lëndë të forta narkotike heroinë dhe kokainë në qytetin e Fierit si dhe në qytete të tjera.
“Shënjestra” u finalizua me arrestimin e 3 personave banues në Bishanak të Fierit, I. T., 47 vjeç, i biri 22 vjeç G. T., kunata T. T, 51 vjeçe , dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, i cili ka gjithashtu lidhje familjare me ta. Policia sekuestroi në banesat e tyre 1.4 kilogramë heroinë dhe 1 kilogramë kokainë si dhe 1 armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Opinion.al