Gjykata e Elbasanit ka pezulluar nga detyra 4 efektivë e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre. Katër efektivët e policisë janë pezulluar pasi u akuzuan për nxjerrje të informacionit hetimor në lidhje me zbulimin e depos së armëve në Elbasan.
Katër efektivët e pezulluar janë Albjon Xhitozi, shef i Krimeve në Cërrik, Bilal Semanaj, shef i komisariatit të Cërrikut, Eduard Gjyli, me detyrë specialist krimesh tek krimet e Rënda dhe Eduart Hasani, ish-shef i sektorit për krimet në Elbasan, aktualisht inspektor te Krimet e Rënda.
Të pezulluarit akuzohen se nxorën informacionin hetimore për mediat në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër, një operacion i konsideruar sekret për shkak se nxjerrja e informacioneve mund të cenonte hetimet./ Opinion.al