Edhe pse i dorëhequr nga jeta aktive politike, Gramoz Ruçi është fotografuar ditën e sotme duke pritur radhën për të hyrë në Pallatin e Kongreseve, aty ku dhe po zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste.
Edhe pse ka hequr dorë nga mandati i deputetit të fituar në qarkun e Fierit, sërish Ruçi duket se ka vendosur që të marrë pjesë në mbledhjet më të rëndësishme të familjes së tij politike.
Kujtojmë se Ruçi ka dhënë dorëheqjen në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së gjatë festimit të 30-vjetorit të saj./Opinion.al