Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deutsche Welle: Pse dha dorëheqjen Xhafaj?

2018/10/27 at 2:18 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Deutsche Welle: Pse dha dorëheqjen Xhafaj?

Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u bë e ditur të shtunën (27.10) nga një njoftim i kryeministrit Edi Rama në median sociale, që bën me dije, se ka pranuar dorëheqjen e Ministrit Xhafaj.

Nga postimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duket se arsye për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është kërkesa për “shpejtësi, energji dhe rezultate të reja”. Kryeministri Rama njofton në postimin e tij se në vend të Fatmir Xhafajt është emëruar Gjenerali Sandër Lleshi, për të cilin Rama shkruan, se “do të sjellë një energji të re, pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Tani duhet  rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”

Ministri i ri i Punëve të Brendshme i kualifikuar në Gjermani

Gjenerali Sandër Lleshi, që do të jetë tani Ministër i Brendshëm në Shqipëri, ka kryer kualifikime të larta  ushtarake në Gjermani. Ai ka qënë Atashe Ushtarak në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, nga viti 2003-2006.  Më herët ka përfunduar kursin e avancuar të gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt), kursin e Shtabit të Përgjithshëm dhe kursin e Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit, në Hamburg. Gjeneral Lleshi ka kryer edhe Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qëndrën për Studime të Sigurisë Europiane George C. Marshall, në Garmisch Partenkirchen, në Gjermani.

Xhafaj një nga arkitektët e reformës në Drejtesi. Pse dha dorëheqjen?

Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i Ministrit të Brendshëm vjen e papritur. Vetëm një javë më parë, Policia e Shtetit, strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses mega-operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet: në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale. U shkatërrua laboratori i përpunimit  të heroinës, në Has, të qarkut të Kukësit. U arrestuan dy ish-deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, për bashkëpunim me krimin e organizuar të trafikut të drogës.

Pse dha dorëheqjen Fatmir Xhafaj pas suksesit të fundit? Kjo mbetet ende e panjohur. Vetë ish-Ministri Xhafaj, në një pronocim për mediat, të shtunën (27.10) paradite nuk dha asnjë shkak për dorëheqjen e tij. “Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar që në krye të një ekipi me integritet dhe përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej të cilave, të konsideruara të pamundura për vite të tëra”, tha Fatmir Xhafaj.

Në Maj të këtij viti, Xhafaj hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen, që pretendonte se ai kishte fshehur dënimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj, në vitin 2002 në Itali për trafik droge dhe e kishte mbrojtur nga drejtësia në Shqipëri, ku i vëllai ishte ekstraduar nga autoritetet italiane.

Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në Shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve ka qenë një nga arkitektët e Reformës në Drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si “hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi”. Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në median sociale se “largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”./Deutsche Welle

Etiketa: deutsche welledorëheqjen Xhafaj

Ju sugjerojmë

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe
Aktualitet

Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

25 Maj, 2025 7:17 pm
Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
Aktualitet

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

25 Maj, 2025 6:11 pm
Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit
Aktualitet

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit

25 Maj, 2025 4:29 pm
Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024
Aktualitet

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024

25 Maj, 2025 3:53 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut
Aktualitet

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

25 Maj, 2025 9:52 am
Para
A është ndarë Bora Zemani dhe Dj Vin Veli? Ja çfarë thotë vetë çifti

Pas ndarjes nga Vin Veli, Bora tregon sfidën e radhës në jetën e saj!

Shaqiri shkon në Beograd

Shaqiri shkon në Beograd

Eni Koçi publikon pamje nga shtëpia e saj e re

Eni Koçi publikon pamje nga shtëpia e saj e re

TE FUNDIT

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
25 Maj, 2025

Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit...

Lexo më shumë

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
25 Maj, 2025

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një...

Lexo më shumë

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
25 Maj, 2025

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do të bëjë të ditur të hënën emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
25 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, ku tre shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com