Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deutsche Welle: 2016-viti i kanabisit, varfëria josh shqiptarët për drogën

2016/12/16 at 5:49 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Deutsche Welle: 2016-viti i kanabisit, varfëria josh shqiptarët për drogën

Viti 2016 u përmbyt me lajme për shkatërrim të parcelave të kanabisit apo gjetjen e drogës. Sa më shumë shkatërrohej, aq më shumë mbillej. Disa e shohin madje si mundësi punësimi. “Po e humb Shqipëria luftën me drogën?”, pyet Deutsche Welle që i ka kushtuar një reportazh këtij shqetësimi.


Një rrugë e pashtruar, ende e mbushur me pellgje nga shiu i fundit të çon drejt ca barakave në afërsi të qytetit Rrëshen. Po bie muzgu. Errësira është mbuloja e duhur që ish-punëtoret e kanabisit të flasin. Ato duket se ende kanë frikë, pas aksionit të fundit policor të para pak javëve, kur policia me një aksion të befasishëm e paralizoi të ashtuquajturin laboratorin e drogës në afërsi të qytetit Rrëshen. 4,2 tonë drogë pastrohej, thahej dhe paketohej në pularinë e dikurshme, fare pak kilometra larg qendrës së qytetit Rrëshen.

Mira dhe Rita (emrat e ndryshuar) ishin të papuna, para se të fillonin punën tek kjo magazinë për pak më shumë se 10 euro në ditë. “Më besoni ose jo, ne e bëmë për bukën e gojës për fëmijët”, ankohet Mira, një grua rreth të 50-ve me flokë të prera shumë shkurt. Ajo është e zemëruar: Për ata atje lart, që nuk e çajnë kokën për të varfrit, për policët, “që fitojnë më shumë se ne”, për bosët e drogës. “Na u tha që ishte sherebelë”, betohet ajo, duke shtuar se nuk e dinte, që po thante kanabis.

Të punësohesh në industrinë e kanabisit?
Ndërsa Rita një bjonde e re, rrëfen se ishte gëzuar shumë fillimisht që kishte gjetur më në fund punë. Ajo përkëdhel vajzën 5-vjeçare. “Nuk dija gjë, të betohem, deri sa pashë policinë brenda”, shton ajo.

Mund të kesh ndoshta dyshime për atë, se këto dy gra nuk dinin gjë se punonin në një magazinë kanabisi, por jo për gëzimin për punën e gjetur. Mjafton një vështrim në shtëpinë e tyre për ta kuptuar këtë: Brenda çatia pikon, ngrohje nuk ka, jashtë radhiten kapulët me plehra.

Megjithë premtimet patetike, qeveria shqiptare nuk i ka dalë të zbusë varfërinë e shtresave të thjeshta në Shqipëri në këto vite. Papunësia është e lartë, ndërsa ndihma ekonomike për familjet në nevojë shumë e ulët: 75 Euro për familje në muaj. A është kjo një ndër arsyet pse fermerë në vështirësi dhe të papunë vendosin të kthehen në kultivues të kanabisit?
Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha shikon tek përhapja e mbjelljes së kanabisit ndër të tjera edhe një problem social. „E vërteta është se mijëra shqiptarë nuk kanë alternativë tjetër, sepse mungojnë masat ekonomike dhe sociale të qeverisë, sidomos për zonat rurale. Njerëzit janë para alternativës, bukë për fëmijët ose drogën. Për fat të keq, shumë kanë zgjedhur alternativën e dytë.”

Më shumë se 2,5 milionë rrënjë të shkatërruara në 2016-n
Duket një pazar i lehtë për bosët e drogës të gjejnë punëtorë për tharje, paketim apo për mbjelljen e kanabisit. Në magazinën e drogës pranë Rrëshenit punonin të ardhur edhe nga qytete të tjera. Sipas burimeve të Deutsche Welles, nëse një kultivues kanabisi arrin ta shpëtojë parcelën nga kontrollet e policisë, e shet kilogramin për rreth 200 Euro. Në Europë pastaj çmimet rriten. Shpesh droga mbillet në zona malore, disa kultivues madje kanë zhvilluar sisteme ujitjeje, e i ruajnë parcelat me armë.

Droga nuk është një fenomen i ri. Edhe më parë, Shqipëria njihte Lazaratin, apo zonën e Malësisë së Shkodrës si zona ku mbillej drogë, por viti 2016 mund të quhet viti i kanabisit në Shqipëri për shkak të masivizimit në të gjithë vendin. Sipas Policisë së Shtetit janë shkatërruar më shumë se 2,5 milionë rrënjë, 5204 parcela janë identifikuar me ndihmën e palës italiane.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato, e kundërshton perceptimin se situata ka dalë jashtë kontrollit. “Ky është një numër më i madh se viti i kaluar, kjo ka krijuar një kontekst, sikur situata mund të ketë dalë jashtë kontrollit. Ne e argumentojmë këtë me një organizim më të mirë të policisë për kontrollin e territorit, duke rritur numrin e forcave të policisë, të aktivizuar për të goditur këtë aktivitet, kemi rritur bashkëpunimin me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, sidomos me qeverinë italiane.”

Por opozita e akuzon qeverinë se kanabisi lulëzoi këtë vit edhe për një arsye tjetër. Sipas saj ekziston një aleancë e disa segmenteve shtetërorë me kriminalitetin e organizuar. “Nuk ka shqiptar që të besojë se kjo mund të ndodhte pa implikimin e segmentëve të politikës, policisë. Ka pasur investigime të medias, që tregojnë se si segmente të policisë janë të domosdoshëm për të garantuar kultivimin, e trafikimin e kanabisit e se kjo ndodh me mbështetje e mbrojtje politike nga lart”, thotë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Hije mbi segmentë të policisë
Gazetari Elvis Nabolli, kryeredaktor i televizonit “Rozafa” në Shkodër, i saponderuar me Çmimin e Ekcelencës për Gazetari Investigative nga platforma BIRN ka hulumtuar gjatë mbi fenomenin e kanabisit në Shqipëri. Sipas të dhënave të tij, mbjellja e kanabisit është një lojë e rrezikshme për fermerët e thjeshtë, por jo për bosët e saj.

“Kam pasur biseda me persona të lidhur me këtë industri, duhet të theksohet se kjo industri kontrollohet nga njerëz të fuqishëm, me lidhje të konsiderueshme me përfaqësues të shtetit, duke nisur nga policë të thjeshtë, deri tek shefa që kanë lidhje me hallka në shtet.”

Por drejtori në Policinë e Shtetit, Altin Qato nuk i pranon hijet që hidhen mbi policinë, që sipas tij ka punuar këtë vit më shumë se kurdoherë tjetër. “Kemi hasur edhe raste, kur elementë të veçantë kanë bashkëpunim, por ky nuk është fenomen. Ne nuk e shmangim përgjegjësinë e punonjësve të policisë, ka punonjës të veçantë, të implikuar në këtë aktivitet por ne kundërshtojmë se nuk është si fenomen”.

Sa raste të identifikuara ka për implikim të policëve? Drejtori Altin Qato thotë për Deutsche Wellen se “për momentin që flasim kemi rreth 40 procedime penale të punonjësve të policisë, 8 prej tyre janë të arrestuar, janë rreth 43 procedime displinore që sipas informacioneve tona, ata nuk kanë vepruar.”

Ndërkohë dimri ka mbërritur edhe në Shqipëri. Kjo do të thotë, se nuk raportohet më për shkatërrim të parcelave të kanabisit, por më shumë për konfiskimin e drogës. “Të vjelat” kërkojnë rrugëdaljen përmes Adriatikut drejt Italisë, e shtigjeve tokësore drejt Malit të Zi e Serbisë për të kaluar pastaj në Europë.

Shqipëria po kthehet në një “Kolumbi” të Europës, akuzon opozita. Por lajme të tilla nuk u interesojnë edhe aq shumë dy punëtoreve të kanabisit, Ritës dhe Mirës. Ato duan të sigurojnë bukën e fëmijëve. “Po qe se do të kishim prapë një shans të tillë, ne prapë do të shkonim”, thonë ato. Në Shqipëri luftohet për mbijetesë.

 



Ju sugjerojmë

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare
Bota

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare

28 Maj, 2025 6:10 pm
Çfarë do të ndodhë në parlament? Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Nesër do të…
Kryesore

Çfarë do të ndodhë në parlament? Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Nesër do të…

28 Maj, 2025 5:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Politikë

Zgjedhjet/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier

28 Maj, 2025 5:37 pm
Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta
Rajoni

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

28 Maj, 2025 5:33 pm
ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit
Aktualitet

17 fëmijë të infektuar me salmonel në Gramsh, AKU: Nga përgjigjet e analizave…

28 Maj, 2025 5:08 pm
Dom Gjergj Meta takon Papa Leon XIV në Vatikan, e fton të vizitojë Shqipërinë
Aktualitet

Dom Gjergj Meta takon Papa Leon XIV në Vatikan, e fton të vizitojë Shqipërinë

28 Maj, 2025 5:07 pm
Armët/ Marrëveshja Gjermani-Ukrainë, reagon Rusia: Vendim i papërgjegjshëm
Bota

Armët/ Marrëveshja Gjermani-Ukrainë, reagon Rusia: Vendim i papërgjegjshëm

28 Maj, 2025 4:57 pm
INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025
Aktualitet

INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025

28 Maj, 2025 4:57 pm
VIDEO/ Zëdhënësja e Trump largon policin me ngjyrë nga sfondi i presidentit
Bota

VIDEO/ Zëdhënësja e Trump largon policin me ngjyrë nga sfondi i presidentit

28 Maj, 2025 4:50 pm
Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javë
Politikë

Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javë

28 Maj, 2025 4:39 pm
Para
Video/ Përmbytet spitali i Pejës

BB: Pagesat e shqiptarëve nga xhepi për shëndetësinë, më të lartat në Evropë

Río Tinto, kjo është historia e trishtuar e lumit të kuq

Río Tinto, kjo është historia e trishtuar e lumit të kuq

Luksoze&magntike/ E arta, tendenca e dimrit

Luksoze&magntike/ E arta, tendenca e dimrit
















TE FUNDIT

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare
28 Maj, 2025

Qeveria gjermane më 28 maj u pajtua për planet për të vendosur kufizime ndaj bashkimeve familjare për disa migrantë dhe...

Lexo më shumë

Çfarë do të ndodhë në parlament? Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Nesër do të…

Çfarë do të ndodhë në parlament? Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Nesër do të…
28 Maj, 2025

Nesër në orën 12:00 do të rinisi punën, pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë. Një ditë para...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
28 Maj, 2025

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ për Qarkun Fier. Ankimimi i PD për...

Lexo më shumë

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta
28 Maj, 2025

Disa kompani në Kosovë kanë marrë oferta për energji elektrike deri në trefish më të larta se tarifat e tanishme,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com