Moti i keq dhe dallgët e forta në Adriatik kanë pezulluar lëvizjet gjatë natës të mjeteve lundruese. Për këtë arsye, është shtyrë lundrimi i tragetit nga Brindisi (Itali) drejt Durrësit.
Trageti duhet të nisej mbrëmjen e kaluar dhe të mbërrinte sot në orët e para të mëngjesit, por për shkak të motit të keq trageti është nisur sot në mëngjes dhe pritet të mbërrijë rreth mesditës në portin tonë.
*foto ilustruese