TIRANE- Një punishte që falsifikonte brand-e të njohura detergjentësh që ne i blejmë në market për “origjianle” është sekuestruar sot në Tiranë dhe në pranga janë vënë dy persona.
Policia bën të ditur se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre fuçi 200 kg me detergjente, një sai detergjenti të ambalazhuar , një peshore elektronike, si edhe disa paisje për amballazhimin e produkteve
Të arrestuarit:
Vangjel Spiro, 46 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Blerim Abazaj, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Këta shtetas janë kapur ne flagrancë në garazhin e një pallati duke ambalazhuar detergjente të falsifikuar me logon “ARIEL” dhe me pas i tregtonin këto detergjente si origjinale.