Aktualitet

Detaji që ngriti dyshimet,policia aksion blic për kontenjerin nga Ekuadori


               Publikuar në : 14:08 - 15/10/19 |
el ida

Përfaqësues të Krimeve të rënda, agjentë doganorë dhe efektivë të Policisë së Shtetit kanë kryer një aksion blic anti-drogë në portin e Durrësit.

Kontrollet janë ushtruar në një kontenier me banane të mbërritur nga Ekuadori, ku sipas burimeve problemet me paketimin kanë ngritur dyshime se ai  është prekur pas ngarkimit, çka ka detyruar autoritetet të urdhërojnë kontrollin e plotë të ngarkesës.

Nga autoritetet e Portit të Durrësit, i cili jo në pak raste ka qenë ‘urë lidhëse’ e transportit të drogave të forta nga Amerika Latine drejt Evropës, nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me këtë aksion./Opinion.al

Pas