InstaBIZ

Detaji që bëri fansat e Kylie Jenner të aludojnë për ndarje nga partneri


               Publikuar në : 12:27 - 18/09/19 |
xhu lia

Për familjen Kardashian-Jenner ka  gjithnjë shumë interes nga ndjekësit në rrjete sociale. Këtë herë po aludohet se ka një krizë mes Kylie Jenner dhe partnerit të saj Travis Scott.

Këtu aludime kanë nisur pasi në selfien e fundit që ajo ka publikuar nuk shfaqet portreti i saj me Scott në vendin ku ka qenë gjithnjë.

Ndërkohë aludimet u shtuan më shumë kur krahas fotos së publikuar ajo ka shkruar: “Djalë, nuk është një lojë”.

Për këto aludime të ndjekësve në rrjet dhe mediave të huaja, Kylie nuk ka bërë ende asnjë reagim. Çifti janë prindër të një vajze 1-vjeçare të quajtur Stormi./Opinion.al/

.

Pas