Policia e Tiranës ka arrestuar paraditen e sotme shtetasin Dashamir Xhepa, i dyshuar për vrasjen e kunatës së tij Lirie Xhepa, ngjarje e ndodhur më 13 shkurt pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.
Xhepa u arrestua ndërsa ishte fshehur të një i afërm i tij, i cili është vënë në pranga për përkrahje të autorit të krimit.
Xhepa u arrestua në qytetin e Peshkopisë, në një tentativë për të kaluar jashtë vendit, por që duket se ka dështuar për shkak të kontrolleve të shumta që janë ushtruar nga Policia për kapjen e tij.
Tashmë Xhepa duhet të përballet me drejtësinë në akuzat: “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” si edhe “Armëmbajtje pa leje”.
Dy janë pistat ku dyshohet pse Xhepa e vrau kunatën e tij; çështje pronësie ose për shkak të një lidhje intime me viktimën e cila ishte e ve, pasi burri i kishte vdekur para disa vitesh. Dl/ Opinion.al