Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/Vrasja në Malësinë e Madhe, kërkimet me dron për gjetjen e trupave

2020/10/09 at 9:05 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga nisja e sherrit mes kushërinjve, tek vrasja në Malësinë e Madhe

Rrok Pepaj, babai i autorit të dyshuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe është arrestuar.


Ai ishte marr në pyetje nga policia një ditë më parë, pasi dyshohej se kishte dijeni për ngjarjen e ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Megjithatë, sipas njoftimit të policisë arrestimi i Rrok Pepajt është bërë për shkak të përfshirjes së tij në kultivimin e kanabisit.

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj janë vrarë me armë zjarri, pasi janë konstatuar shenja plumbi në trupat e tyre. Ndërkohë kushëriri i tyre Danjel Pepaj, i cili dyshohet të jetë vrasësi, është shpallur në kërkim nga policia.

Danieli dyshohet se është personi që ka vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në pyjet e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, pasi këta të fundit e kanë dhunuar sepse Danjeli u kishte vjedhur hashashin nga parcelat.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për humbjen e kontakteve të tre të rinjve me familjarët e tyre në Malësinë e Madhe, organizuan grupe kontrolli në të gjithë zonën duke përdorur edhe dronë.

Njëkohësisht u ngrit një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Hetimit të Krimit në DVP Shkodër dhe në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijoi puna për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohej se të rinjtë mund të ishin vrarë.

Pas kërkimeve intensive në malet e fshatit Vrith, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Rrenza e Grecajve”, u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të dy të rinjve, Vilson Çutaj, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas ishin vrarë me armë zjarri. Gjithashtu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe kontrollit përreth vendit të ngjarjes u gjetën të kultivuara 29 bimë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasi Rrok Pepaj, lindur dhe banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Danjel Pepaj, 25 vjeç, në fshatin Vrith, Malësi e Madhe janë personat që kanë kultivuar 29 bimët narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes, si rezultat i provave e informacioneve të grumbulluara dhe veprimeve të shpejta profesionale është bërë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të vrasjes së dy të rinjve, konkretisht e shtetasit Danjel Pepaj, 25 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vijon puna intensive, në bashkëpunim edhe me homologët e vendeve fqinjë, për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar Danjel Pepaj./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
-U tha në Opinion

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

15 Tetor, 2025 10:52 pm
“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë
-U tha në Opinion

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë

15 Tetor, 2025 10:39 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

15 Tetor, 2025 10:30 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell kritika Von der Leyen: Gjykata juaj ka mbajtur Thaçin për 5 vjet në qeli

15 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
Bota

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

15 Tetor, 2025 9:02 pm
Para
Koronavirusi, Greqia hyn në valën e dytë të pandemisë

Gjermani/ Ekspertët: Përhapja e virusit mund të dalë jashtë kontrollit

Përkeqësohet situata, naftëtarët e Ballshit në ditën e gjashtë të grevës

Greva/ Rëndohet gjendja e naftëtarëve, në spital edhe kreu i sindikatës

Pse duhet të durojmë!

Opinion - Përse përplaset Rama me Metën
















TE FUNDIT

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta...

Lexo më shumë

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
16 Tetor, 2025

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë raportimet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
16 Tetor, 2025

Ditën e sotme  parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 12 prill 2025
16 Tetor, 2025

Dashi Ka rrezik që marrëdhënia në çift të jetë paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate të forta në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com