Shtatë persona janë plagosur, mes tyre një fëmijë 5 vjeç, si pasojë e një aksidenti automobilistik në vendin e quajtur Qafë Muzinë.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:30.
Bëhet me dije se autobusi me studentë nga Tirana që kthehej nga Saranda është përplasur me një automjet të vogël.
Autovetura e aksidentuar është me targa të huaja KYB 3616, ndërsa autobusi me targë AA 355 KU.
Mësohet se personat e plagosur kanë qenë tek autovetura.
Nga informacionet e para, tregohet se edhe nga radhët e studentëve ka disa të lënduar lehtë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, si dhe një autoambulancë.