Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DETAJET/ Pse nuk u hodhën nga helikopteri para rrëzimit dy pilotët

2016/04/08 at 1:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotolajm/ Ja kush është piloti Floran Delia që humbi jetën sot

Hetimet për rrëzimin e helikopterit të FA-ve dje në Grizhë të Shkodrës vazhdojnë ende. Deri më tani konstatohet se helikopteri është gjetur 200 metër nga bregu i Liqenit, në thellësi rreth 5 metra.

Fjala është për trupin kryesor të helikopterit (kabinën) pasi mjeti i fluturimit është copëtuar në pjesë të ndryshme që janë shpërndarë në ujë.

Dy viktimat nga këqyrja në vendngjarje rezulton se kanë qenë në ulëset e para. Në momentin e nxjerrjes së tyre nga kabina e helikopterit banorët e zonës thonë se kanë pasur vështirësi pasi pilotët ishin të mbërthyer me rripat e sigurimit.

Ata mendohet se kanë qëndruar në kabinë pasi janë përpjekur deri në momentin e fundit të manovronin mjetin fluturues për të shmangur përplasjen e tij me sipërfaqen e ujit.

I plagosuri

Ushtaraku i mbijetuar nga aksidenti i helikopterit duket se ka një histori më vete. Prokuroria konfirmon se ai është hedhur në liqen para se helikopteri të prekte ujin dhe të niste fundosjen.

Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes dhe vendit ku është gjetur i mbijetuari Gerald Baramuca, rezulton se ai është hedhur nga kabina pasi ka hapur derën e madhe të pasme të mjetit fluturues të ushtrisë.

Hetuesit mendojnë se avioni ka pasur tronditje dhe humbje të ekuilibrit të drejtimit duke nisur të humbë lartësi, çka ka bërë që Baramuça të hidhej jashtë nga kabina.

Në këtë mënyrë shpjegohet edhe fakti se ai ka arritur të mbijetojë pasi nuk ka qenë brenda në kabinë në momentin e përplasjes së helikopterit me sipërfaqen e ujit.

Pasi ka notuar vetë për disa metra, i mbijetuari është ndihmuar nga peshkatarët që ndodheshin në vendngjarje me varke të cilët kanë njoftuar më pas edhe policinë.

Nga ana tjetër, ushtaraku nuk është marrë në pyetje ende pasi grupit të hetimit i është thënë nga stafi i spitalit se “i plagosuri është në pamundësi shëndetësore”.

Hetimi

Prokuroria dhe policia kane urdhëruar nisjen e procedurave për nxjerrjen e trupit të avionit nga thellësia e liqenit me qëllim këqyrjen e grupit të komandimit të mjetit dhe kutinë e zezë.

Po kështu grupi i hetimit ka vendosur thirrjen e një grupi ekspertësh të ushtrisë dhe aviacionit me qëllim kryerjen e ekspertizës teknike në lidhje me defektin që ka sjellë rrëzimin e avionit.

Nga Shtabi i FA, regjimenti i helikopterëve Farkë, komanda e Forcës Ajrore dhe Kulla e Rinasit janë kërkuar informacione të hollësishme që kanë të bëjnë me itinerarin dhe planin e fluturimit, trajnimin e personave që ishin në bordin e mjetit, dokumentacionin për kontrollin e fundit të mjetit fluturues dhe gjithë komunikimet që kulla e Farkës dhe e Rinasit kanë pasur me mjetin fluturues të ushtrisë nga momenti i ngritjes në fluturim e deri tek ndërprerja e komunikimit./Panorama

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Banda e durrsakëve, ja kodet sekrete që përdornin në trafikun e heroinës

Banda e durrsakëve, ja kodet sekrete që përdornin në trafikun e heroinës

Arrestohet 30 vjeçari, përndiqte ish të fejuaren pas ndarjes

Arrestohet 30 vjeçari, përndiqte ish të fejuaren pas ndarjes

Sherr në një dasmë/ Gruaja i tregon gishtin e mesit vjehrrit

Sherr në një dasmë/ Gruaja i tregon gishtin e mesit vjehrrit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com