Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/ Policia: Grabitësit prenë me motosharrë blindat

2017/02/09 at 8:01 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Si u grabitën 2 milionë euro të BKT në rrugën e Rinasit

Policia e Tiranë ka dhënë informacione zyrtare në lidhje me grabitjen e armatosur që ndodhi rreth orës 13:24 në Qafë-Kashar, në periferi të Tiranës, ku dy persona të veshur me kamuflazh, mundën të marrin shtatë thasë me lekë të Bankës Kombëtare Tregtare, të cilat transportoheshin me dy makina të blinduara për në aeroportin e Rinasit, me destinacion Vjenën.


Sipas policisë, grabitësit kanë prerë me motosharrë pjesën e pasme të dy blindave të kompanisë private të sigurisë dhe kanë marrë paratë.

NJOFTIMI I POLICISË

Informacion lidhur me ngjarjen e ditës sotme në vendin e quajtur mbikalimi Rinasit.

Kronologjia e ngjarjes si me poshtë:

Ne orën 13 :10 njofton patrulla e policisë se mjetet e blinduara te Shoqërisë Private sigurisë fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit .

Ne orën 13:24 ,ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë .

Me marrjen e njoftimit patrulla e policisë është nisur në drejtim te vendit ku është marre telefonata.

Sqarojmë se në mes te rrugës është konstatuar trafik nga patrulla dhe janë detyruar te lënë makinën dhe te shkojnë me këmbe ne drejtim te Universitetit E….

Ne orën 13:29 shkon shefi i Komisariatit Vore ne vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.

Ne orën 13 :34 ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës private i cili ka kërkuar ndihmë policore.
Ne orën 13 :35 patrulla e policisë mbërrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqërisë fizike.

Ata i kane shpjeguar oficerit te patrullës së përgjithshme lidhur me ngjarjen.
Sqarojmë se nga Salla Operative e shoqërisë përkatëse nuk është dhënë asnjë njoftim mbi ngjarjen e ndodhur ne sallën operative te Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranës.

Ne vendngjarje janë konstatuar dy automjete të përshtatura si te blinduara të një shoqërie private, që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.

Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga nga një automjet tip “Fuoristradë” duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej tij kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.

Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë të shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit e shoqërisë private të cilët ndodheshin në të.

Pasi kanë marrë sasinë e parave, ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.
Sqarojmë se automjetet e shoqërisë fizike te përshtatur si mjet i blinduar janë dëmtuar nga autoret ne pjesën e pasme duke përdorur mjet prerëse te dyshuar motosharre dhe marre me pas shumen e parave.

Gjithashtu është konstatuar se kamerat e mjeteve te përshtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene i vendosur ne thasët e parave por ne një thes, i cili u gjet u vendosur poshtë sediljes se shoferit. Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja.
Nga shërbimet policore, janë konstatuar/gjetur dy mjete që po digjeshin pranë disa banesave, në vendin e quajtur “Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.

Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.

Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar.

Si rrjedhoje janë arrestuar shtetasit:

Xhelil Metaj, 43 vjeç, punonjës SHPSF,
Gentian Dedja, 31 vjeç, punonjës SHPSF,
Përparim Logu, 39 vjeç, punonjës SHPSF,
Endrit Daçi, 31 vjeç, shofer i shoqërisë,
Dashamir Balla, 42 vjeç, shofer i shoqërisë.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plote te ngjarjes.

 

Etiketa: blindatgrabitesitmotosharrëprene


Ju sugjerojmë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Para
Këta janë VIP-at shqiptarë që dalin hapur kundër homoseksualëve

Këta janë VIP-at shqiptarë që dalin hapur kundër homoseksualëve

Hetimet e grabitjes, policët privatë shkelën rregulloren

Hetimet e grabitjes, policët privatë shkelën rregulloren

37 vjeçari i plagosur sot, shofer ne Ministrine e Brendshme 

Atentati/ Ja kush është truproja që u qëllua me armë zjarri në Vlorë
















TE FUNDIT

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
12 Tetor, 2025

Dashi Je në një pozicion harmonik me njerëzit dhe mjedisin kudo që je strehuar. Ngjarjet dhe bisedat po rrjedhin mjaft...

Lexo më shumë

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
12 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të diel në Podkastin e tij “Flasim”, ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com