Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e 51-vjeçarit në kryeqytet. Bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi, Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkpohë që autori i ngjarjes është shtetasi Sajmir Xhafa, tashmë i shpallur në kërkim.
Njoftimi nga policia :
Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Ali Jazaj rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.