Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/ Në 18 muaj 3 grabitje. Çfarë i lidh ato njëra me tjetrën?

2016/06/30 at 6:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Ja vendi ku u grabitën paratë në pistën e Rinasit

Një grabitje me përmasa të mëdha ka ndodhur në Rinas. Tre persona të armatosur kanë hyrë në pistën e avionëve dhe kanë marrë një shumë të madhe parash. Këto janë detajet kryesore deri në këto çaste që janë zbardhur nga mediat. Policia pak minuta më parë ka bërë me dije se ka arritur të identifikojë njërin nga autorët e dyshuar të kësaj grabitje spektakolare të ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit.


Grabitja e sotme është cilësuar nga mediat e përmasave të filmave hollivudian, pasi vjen në kohën kur Shqipëria ka përforcuar masat e sigurisë për shkak të kërcënimeve që mund të vinë nga rreziku i terrorizmit. Mirëpo, ka mjaftuar vetëm një skenë e thjeshtë filmi që siguria jonë të dalë fare zbuluar.

Por kjo nuk është skena e parë kinomatografike që ka dalë nga ekrani i televizorit për t’u hedh në realitetin e përditshëm të jetës tonë. Vetëm në 18 muaj, kanë ndodhur tre grabitje pothuajse të të njëjtit stil, të paktën njëra,  tepër e ngjashme me grabitjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Në të treja rastet janë marrë shumë të mëdha parash. Në të treja rastet, grabitësit kanë pasur informacion të saktë për destinacionin e parave dhe kanë studiuar lëvizjet e makinave të transportit. Pikërisht nga këto detaje, kanë çuar specialistët e kriminalistikës të hedhin dyshimet kryesore për të njëjtën metode grabitje, nga e cila, mund të ndodhë të jetë i njëjti grup kriminal.

Sepse lëvizje të tilla parash, në të gjitha rastet është informacion i klasifikuar. Shumë pak persona kanë dijeni të lëvizjes së parave, duke marrë parasysh edhe shumat e mëdha të tyre.

Por çfarë i lidh grabitjet njëra me tjetrën?

Ngjarja e ndodhur me 27 prill të 2015-ës, në autostradën Tiranë-Durrës, ku u grabit një makinë e kompanisë “Security” tip Mercedes Benz 190-ç, pas kryerjes së aksionit, makina është braktisur dhe djegur menjëherë nga autorët e krimit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me grabitjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku makina që i ndihmoi autorët për t’u larguar nga vendngjarja është djegur në Fushë-Prezë.

Grabitja e tretë, ka të bëjë me një grabitje të llogaritur në mënyrë precize dhe që ka zgjatur vetëm tre minuta. Njëri prej tyre mjaftohet dhe qëllon me shuplakë njërin nga policët e eskortës, pa hasur në rezistencë të dukshme. Kamerat e sigurisë tregojnë se në më pak se tre sekonda, efektivët e sigurisë fizike ndeshen me tre grabitësit, për t’i lënë ata më pas që të largohen të qetë, bashkë me lekët.

Pavarësisht kësaj, grabitja e që u kry në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, nuk ngjan aq shumë me specifikat e dy grabitjeve të ndodhura njëra në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa tjetra në aeroportin e Rinasit.

Detaji më i rëndësishëm, që lidh dy grabitjet njëra me tjetrën, ka të bëjë me ashpërsinë e autorëve dhe përllogaritjen deri në detajet më të imta të të gjithë aksionit të tyre, duke bërë të mundur finalizimin e një krimi me sukses të madh. Të paktën deri në këtë periudhë që flasim, pasi në grabitjen e parë, autorët ende nuk janë kapur edhe pse u vodhën shuma të mëdha parash. Në rastin e dytë, kapja e autorëve ngelet për t’u parë nëse do arrihet të identifikohen ata.

Një detaj jo i parëndësishëm që ka hedh dyshime mbi lidhjen mes dy grabitjeve dhe që ka shtuar mundësinë për të mënduar se është i njëjti grup kriminal, ka të bëjë edhe me pozicionin gjeografik të dy akteve të grabitjes. Të dy ngjarjet nga njëra-tjetra nuk i ndajnë veçse pak kilometra. Çka hedh dyshime, se autorët jo vetëm e njohin mirë këtë zonë, por kanë në dispozicion gjithë infrastrukturën e mundshme për të bërë të mundur largimin e tyre nga zona e krimit.

Një element tjetër, jo më pak i rëndësishëm është edhe tipologjia e kryerjes së aksionit, djegie, thyerje dhe terrorizim të policivë me një gjakftohtësi të paparë nga ana e tyre. Por bashkë me këto detaje, nga përshkrimet e efektivëve privat të dy kompanive, përshkrimet fizike të grabitësve kanë përputhje njëri me tjetrin. Si në rastin e parë në autostradë dhe në rastin e dytë në aeroportin e Rinasit, kriminelët kanë një përputhje të madhe për aq sa i përket karakteristikave fizike.

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
Para
Video/ Momenti kur “vritet” Leonora Jakupi

Video/ Momenti kur "vritet" Leonora Jakupi

Foto/ Makina e djegur e autorëve të grabitjes në Rinas

18 muaj 3 grabitje, miliona para të vjedhura. A do përdorën në fushatë?

Balak: Ja pse ndaj Italisë, Gëce duhet të jetë titullar para Draxlerit

Balak: Ja pse ndaj Italisë, Gëce duhet të jetë titullar para Draxlerit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
19 Qershor, 2025

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com