Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/ Ja si u sulmua me armë banesa e Çiços, grabitësit vodhën serverin

2017/11/18 at 10:00 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet/ Ja si u sulmua me armë banesa e Çiços, grabitësit vodhën serverin

Zbardhen detaje nga sulmi me arme nga tre persona të armatosur dhe me maska ne shtëpine e Elton Çiçës. Policia dyshon se bëhet fjalë për një tentativë atentati ndaj familjarëve, por nuk përjashtohet as një grabitje e mundshme.


Një ngjarje e tillë vjen një vit pas vrasjes së Elton Çiçës dhe dy vite pasi familjes së tij iu grabitën 5 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen “Demokracia” ku ndodhet vila 3-katëshe. Sipas Policisë, autorët janë larguar duke marrë me vete vetëm serverin e kamerave të sigurisë për të shmangur kështu identifikimin përmes pamjeve pasi banesa monitorohet 24 orë. Ka qenë 63-vjeçari Naim Çiça, që ka dhënë alarmin për dhunimin e pronës së tij.

Personat e armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të hyjnë brenda oborrit të vilës, ndërsa në momentin që janë diktuar nga i moshuari, kanë qëlluar disa herë me armë dhe janë larguar me shpejtësi. Autorët, sipas Policisë, janë larguar duke marrë me vete serverin e kamerave të sigurisë që monitorojnë vilën dhe rrugën që të çon te banesa e familjes Çiça. Policia rrethoi ndërtesën 3- katëshe, ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pesë gëzhoja të një pistoletë TT.

Policia beson se autorët mund të kenë lënë gjurmë dhe në shtyllën metalike në momentin që kanë nxjerrë jashtë funksioni kamerat e sigurisë. Këto të dhëna priten të analizohen në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës në kryeqytet për të zbuluar identitetin e autorëve. Gjatë marrjes në pyetje të familjarëve të Elton Çiçës, vetëm vëllai i tij, Blerim Çiça, ka dhënë detaje për atë që kishte ndodhur. Nga ana tjetër, prindërit e moshuar nuk kanë dhënë shumë detaje duke u shprehur se janë të tronditur për atë që u kishte ndodhur duke mos qenë në gjendje të japin shpjegime. Mësohet se, tre autorët, para se të merrnin serverin në banesë, nxorën jashtë funksionit kamerat vëzhguese, të cilat qëndrojnë jashtë rrethimit të shtëpisë në majë të një shtylle të ndriçimit publik. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje dhe me vrasjen e Elton Çiçës, e ndodhur në maj të vitit të kaluar në një lokal në zonën e ishBllokut në Tiranë, ku u ekzekutua me dy plumba në kokë.

Jani Alia, autori i dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit, është ende në kërkim nga Policia. VRASJA Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ekzekutimin e Elton Çiços dhe ngriti akuzë ndaj katër personave, mes të cilëve një oficer policie. I shumëkërkuari Jani Aliaj do të gjykohet për akuzën e vrasjes me paramendim të Çiços, me të cilin sipas Prokurorisë kishte patur konflikte të forta të nisura vite më parë në burgun e Koridhalosë në Greqi. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se gjatë qëndrimit në burg Jani Aliaj ka rrahur për vdekje, një mik të Elton Çiços dhe më pas është konfliktuar me atë vetë.

Pasi kanë përfunduar dënimin dhe janë kthyer në Shqipëri, Çiço, i cili ishte shprehur se “do ta vriste me çdo kusht”, armikun e tij të përbetuar, ka tentuar të marrë hak duke i organizuar dy atentate Jani Aliajt, por pa mundur ta ekzekutojë atë. Por një vit më parë, Jani Aliaj, i veshur sportiv me kapele në kokë, sikurse përshkruhet në dosjen e organit të akuzës, ka hyrë në brendësi të një lokali të njohur në kryeqytet dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços, i cili ndodhej në shoqërinë e oficerit Alban Trimi, mjekut Elton Rraja dhe një personi të tretë. Ai është larguar nga vendi i krimit, me një makinë “Ford Focus”, që e priste të dera e lokalit.

Nga hetimet, rezultoi se makina ishte në pronësi të Renato Milloshit, i cili do të përgjigjet vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit, pasi nuk u provua që ishte i përfshirë ne vrasje. Kamerat e sigurisë në lokal dhe bizneset përreth, si dhe gjetja e makinës, ndihmuan Prokurorinë të identifikonte autorin e krimit. Ndërkohë, oficeri gjyqësor Alban Trimi dhe Redian Rraja, janë akuzuar nga Prokuroria për “Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas Prokurorisë i pandehuri Trimi ka prishur vendngjarjen, pasi ka hequr prej aty, çantën e dorës së viktimës dhe një pistoletë. Po, ndërsa është hedhur dritë mbi mekanizmin e krimit, Prokuroria nuk ka mundur ende të zbulojë emrin e personit që drejtonte makinën e përdorur në vrasjen e Çiços. Krimi i 1 majit të një viti më parë u pasua me ngjarje tejet të rënda kriminale, pasi janë ekzekutuar njëri pas tjetrit, miq të Elton Çiços dhe Jani Aliajt./ Panorama Piro Nase

Etiketa: Elton Cicosulm me armeTepelenë


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Para
Bleona te “Xing” me Ermalin: Vezët i futa në ngrirje, fëmijën kur të kem kohë

Bleona te "Xing" me Ermalin: Vezët i futa në ngrirje, fëmijën kur të kem kohë

Video/ Bleona tregon format në dush te “Xing” me Ermalin

Video/ Bleona tregon format në dush te "Xing" me Ermalin

Prezantueses i shpërthen gjoksi në parakalim, ja si e përjeton

Prezantueses i shpërthen gjoksi në parakalim, ja si e përjeton
















TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com