Është zbardhur identiteti i të burgosurit që vari veten disa orë më parë në burgun e Shën Kolli. Ai është Albi Luka, i moshës 18 vjeç, nga Fushë-Kruja, i cili i dha fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e tij. Mësohet se minoreni ka mbërritur në spital i pajetë rreth orës 16.00 ndërkohë që nuk dihet ende shkaqet që e çuan në këtë akt. Edhe pse thuhet që gardianët ndërhynë për ti shpëtuar jetën.