Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/ Ja çfarë ndodhi me asfiksimin e nxënësve në Bulqizë

2017/11/17 at 2:14 PM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
E Fundit/ Asfiksimi i 30 nxënësve në Bulqizë, reagon Ministria e Shëndetësisë

Të paktën 60 nxënës të shkollës së mesme në Shupenzë u ndjenë keq dhe u asfiksuan gjatë orës së mësimit, për shkak se në godinë u përhap tymi i kaldajës.


Një 16-vjeçare dhe një mësues i shkollës së mesme të Shupenzës janë transportuar nga Dibra në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me dy helikopterët e vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Deri në këto çaste mësohet se 34 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe 25 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(Foto nga spitali i Bulqizës)

Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në momentin që janë ndezur kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit, ndërkohë që oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar.

Për pasojë, tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambientit.

Mësohet se grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Ministria e Shëndetësisë pak minuta pas ngjarjes ka sqaruar se gjendja aktuale e të gjithë nxënësve që në këto momente po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

“Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë”, -thuhet në njoftimin e ministrisë.

Opinion.al gjatë ditës së sotme ka komunikuar me spitalin e Bulqizës dhe atë rajonal të Peshkopisë nga ku u bë me dije se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, të njëjtat burime treguan se ata janë paraqitur në spitalet përkatëse me marrje mendësh, provokim të vjellash, si dhe këputje të trupit. Përveç nxënësve në spitalin e Peshkopisë janë paraqitur edhe dy mësuese.

Pas mjekimit, disa nxënës janë kthyer në shtëpi, por mësohet se gjendja e tyre është përkeqësuar dhe iu është dashur edhe njëherë rikthimi në spital.

Dëshmitarë në vendngjarje, treguan për Opinion.al se gjatë kohës që fëmijët ishin në mësim, teknikët po bënin prova për të vënë në punë kaldajën e re të ngrohjes që punon me pelet. Të të njëjtat burime thanë se kaldaja ditën e sotme është vënë në punë për herë të parë.

Në ato momente dyshohet se diçka nuk ka funksionuar siç duhet dhe nga kaldaja është çliruar tym ose gaz, detaje këto që natyrisht do t’i zbardhë hetimi.

Ministria e Arsimit ka reaguar pas disa orësh nga publikimi i ngjarjes në media, duke theksuar se ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat.

Referuar njoftimit për mediat, po ashtu, edhe në shkollën “Rifat Manjani” bëhet me dije se mësimi nuk do të fillojë pa bërë ritestimin e kaldajës./Opinion.al/

 

 

 

Etiketa: asfiksimi i 60 nxenesvengjarja ne shupenzereagimet


Ju sugjerojmë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
Kronikë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 4:55 pm
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Kronikë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

30 Qershor, 2026 4:47 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

30 Qershor, 2026 2:06 pm
Para
Çfarë ndodhi brenda dyerve të mbledhjes së Libra-s, ja e vërteta

Çfarë ndodhi brenda dyerve të mbledhjes së Libra-s, ja e vërteta

Parandalohet krimi në Berat, policia futet mes dy vëllezërve  që ishin gati për tu vrarë

Të shtëna me armë në Fushë-Arrëz, banorët në panik

Përdorimi politik i shkollës, si u pushua mësuesja e Kavajës

Disa orë pas ngjarjes në Bulqizë, Lindita Nikolla vazhdon të heshtë
















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}