Kronikë

Detajet/I ati luante bilardo, kur fëmija i mori pistoletën dhe e qëlloi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:31 - 20/12/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë. Një efektiv i FNSH ka humbur jetën pasi është qëlluar me armën e shërbimit nga djali i tij 7-vjeçar. Sipas raportimeve të para efektivi Roland Bicerri  ka qenë duke luajtur bilardo, ndërsa fëmija ka marr armën dhe ka qëlluar aksidentalisht drejt tij. Janë marr kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm, ndërsa mësohet se fëmija është në gjendje të rënduar psikologjike.

Informacion paraprak
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

 

 

 

 

Pas