Një 35-vjeçare ka qëlluar për vdekje të dielën në mëngjes bashkëshortin në tregun e Milotit, Kurbin.
Mësohet se Violeta Dona qëlloi me armë zjarri tip pistoletë burrin e saj Kujtim Donaj banues në Rrëshen.
Nga informacionet paraprake nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që 35-vjeçarja ka qëlluar për vdekje bashkëshortin, 42 vjeçar.
E reja ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes