Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet e plota/ Ilir Meta betohet si President i ri i Republikës

2017/07/24 at 8:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet e plota/ Ilir Meta betohet si President i ri i Republikës

Pasi zëvendëskryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj lexoi: “Betohem, se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar”, Ilir Meta vendos dorën mbi Kushtetutë dhe shqipton “Betohem, duke u bërë zyrtarisht Presidenti i dhjetë i historisë së shtetit shqiptar.

Në seancën e mbledhur këtë të hënë, të pranishëm ishin deputetë të të gjitha grupeve parlamentare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, drejtuesit e komuniteteve fetare, drejtuesit e institucioneve të pavarura, etj.

Pas betimit, Ilir Meta mbajti fjalimin e parë si President, duke thënë se Shqipëria dhe Demokracia do jenë gjithë të parat duke i shërbyer konsensusit. Presidenti Meta tha se sot me ndjenjën e mirënjohjes për ju dhe për të gjithë shqiptarët të cilët presin më shumë nga ne dua tju siguroj se për Presidentin e ri Shqipëria dhe Demokracia do jenë gjithënjë të parat. 

“Dua tju siguroj se në ushtrimin e kësaj përgjegjësie kaq të lartë që Kuvendi i Shqipërisë më ka besuar do të udhëhiqem vetëm nga dashuria e pakufijshme për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, duke lënë pas bashkë me 25 vitet e mia në këtë Kuvend çdo debat apo përkatësi politike që kam patur për t’iu përgjigjur lartësisë së re të detyrës së Presidentit të Republikës”.

Më tej, Meta theksoi se do angazhohet për miratimin me konsensus të plotë të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi e cila është vendimtare për të ardhmen tonë europiane.

“Sot angazhohem edhe si President për të mbështetur zbatimin e drejtë dhe transparent të kësaj reforme në interes të zbatimit të shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përmirësismit të klimës së biznesit, aq e domosdoshme për të rritur ekonominë tonë më tej dhe sidomos për të krijuar vende pune për të mirëpaguar të rinjtë tanë”, tha ai.

Pas përfundimit të ceremonisë së betimit në Parlamentin e Shqipërisë, Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta u nis për në Presidencë ku u takua me Presidentin në ikje të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ndërkohë, dhjetra të ftuar, mes të cilëve edhe kryeministri Rama, kryeopozitari Basha, ministra, deputetë, ambasadorë, liderë fetarë, ish-Presidentë, etj, zunë vend në tribunat e ngritura në Oborrin e Presidencës.

Pas dëgjimit të himnit dhe të 21 të shtënave të topit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i dorëzoi Kushtetutën Presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili tha se “përvoja politike më inkurajon të them sot se gjithnjë ia ka vlejtur për të gjetur dhe eksploruar se çfarë na bashkon si dhe për të bërë lëshimet dhe kompromiset e domosdoshme për hir të mbarësisë kombëtare. Dua t’ju afirmoj serish se jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit si gjuha e vetme e suksesshme e politikës, si filozofi që ndërton mirëkuptim, bashkim mes qytetarëve dhe mirëqenie. Demokracia është jetike për një vend si yni, të cilit i rëndon një e shkuar totalitare 50-vjeçare, ku liritë dhe të drejtat themelore të njerëzve u asgjësuan në emër të popullit.”

Më tej, Presidenti i Ri i Republikës u përshëndet me ish-Presidentin Nishani dhe bashkëshorten e tij, të cilët pas pesë vitesh në Presidencë u larguan sipas protokollit të shtetit, ndërsa Meta pasi bëri foton zyrtare me dy vajzat dhe djalin, u përshëndet me krerët e shtetit, ministrat, deputetët, kryetarët e partive, liderët fetarë, ambasadorët dhe miqtë e të ftuarit.

Etiketa: betohetilir Metapresident i rirepublika

Ju sugjerojmë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
-U tha në Opinion

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

11 Nëntor, 2025 10:52 pm
Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

11 Nëntor, 2025 10:38 pm
Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

11 Nëntor, 2025 10:31 pm
Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sport

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

11 Nëntor, 2025 9:07 pm
Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
Sport

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

11 Nëntor, 2025 8:01 pm
Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Para
Shfaqet në një pemë në Britani imazhi i Nënë Terezës

Shfaqet në një pemë në Britani imazhi i Nënë Terezës

Skandali/ Punësimet me urdhër fiktiv në burgje, kush janë personat në hetim

Emri/ Arratiset i dënuari nga burgu i Drenovës

Surpriza e Metës me rastin e ceremonisë Presidenciale

Surpriza e Metës me rastin e ceremonisë Presidenciale

TE FUNDIT

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
11 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
11 Nëntor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se atentati i ndodhur sot në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
11 Nëntor, 2025

Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muçi...

Lexo më shumë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com