Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/ Doni të punoni në Suedi, ja kushtet që duhet të plotësoni

2017/04/09 at 11:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet/ Doni të punoni në Suedi, ja kushtet që duhet të plotësoni

Në muajt e parë të 2017-­s, Bordi Suedez i Migracionit në Suedi ka marrë rreth 8200 vendime për azilkërkuesit, 49% e të cilave janë pranuar. Azilkërkuesit më të mëdhenj janë Afganistani, Siria dhe Iraku. Nga Shqipëria rezultojnë të jenë marrë 84 vendime, nga të cilët janë pranuar vetëm 2, një përqindje shumë e vogël në raport me mesataren e aplikimeve. Aleksandra Sefenstedt, avokate në Kryqin e Kuq pranon se vendet e Ballkanit kanë një nivel të lartë refuzimi. “Suedia nuk ka një listë të vendeve të sigurta, megjithatë shtetet ballkanike konsiderohen si të tilla”, thotë ajo.

Nga Europa, kërkesat nga Shqipëria dominojnë. Në vitin 2015, kur kulmoi vala e emigracionit, nga Shqipëria në Suedi kishte 2615 kërkesa për azil, në vendin e tetë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Somalisë e shteteve të tjera që i ikin luftës e konflikteve. Menjëherë pas Shqipërisë renditej Kosova, me rreth 1800 aplikime.

Mund të aplikohet edhe për punë
Ndërsa ka pak shanse që Suedia të pranojë azilantë nga Shqipëria, mundësia tjetër është përmes aplikimit për punë. Instituti Suedez publikon në faqen e tij disa këshilla të dobishme që do të lehtësojnë kërkimin për punë dhe zhvendosjen në Suedi.

Se si duhet të aplikoni për një punë në Suedi varet nga industritë. Përgjithësisht dërgoni një CV dhe një letër motivimi në mënyrë elektronike­kompania më pas do të përzgjedhë aplikantët që do të intervistohen. CV duhet të jetë një deri në dy faqe e gjatë dhe të përfshijë një pasqyrë të përvojës së punës tuaj, studime, arritjet apo çmime, aftësi të veçanta dhe referencat. Nëse ju aplikoni për një punë në Suedi nga jashtë, intervista juaj e parë mund të bëhet me anë të telefonit ose video­konference (p.sh., Skype), ose mund të ftoheni në vend.

Gjatë intervistës, punëdhënësi duhet t’ju njoftojë se cila do të jetë pjesa tjetër e procesit të rekrutimit. Në varësi të fushës dhe llojin e pozicionit mund të duhen disa intervista ose plotësimi i një testi. Pas intervistës tuaj, punëdhënësi do të lidhet me ju për t’ju vënë në dijeni nëse jeni zgjedhur për këtë punë. Pasi të keni një ofertë pune, hapat e ardhshëm do të varen nga kombësia. Përgjithësisht qytetarët nga vendet jashtë BE­së kanë nevojë për një leje pune për të punuar në Suedi. Që të kualifikoheni për një letër pune duhet të merrni një ofertë nga një punëdhënës suedez. Përgjithësisht duhet të aplikoni për leje përpara se të hyni në Suedi.

Agjencia e Migracionit e merr në konsideratë aplikimin dhe ju informon për vendimin. Më pas dorëzohen të dhënat për vizën dhe lejen e qëndrimit. Suedia ka dhënë rreth 13 mijë leje pune në total për vitin 2015. Profesionet që kërkohen më shumë dhe për të cilat Agjencia e Migracionit ka dhënë lejet e punësimit janë specialistë, teknikë dhe profesione të lidhura me të, shërbime, kujdes dhe shitje si dhe profesione menaxheriale etj. Për shqiptarët, sipas të dhënave nga Agjencia Suedeze e Migracionit kanë dhënë gjithsej 52 leje pune, kryesisht për punonjës shtëpie dhe staf restoranti./Monitor

Ju sugjerojmë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Para
Dyshimet/ Vivi nuk është lezbike, jashtë e pret një djalë

Dyshimet/ Vivi nuk është lezbike, jashtë e pret një djalë

Arsyet pse njerëzit që ju rrethojnë janë xhelozë për ju sipas shenjën tuaj të horoskopit

Arsyet pse njerëzit që ju rrethojnë janë xhelozë për ju sipas shenjën tuaj të horoskopit

Parashikimi i motit për sot, 11 prill 2017

Parashikimi i motit për sot, 11 prill 2017

TE FUNDIT

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com