Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e 36-vjeçarit në Korçë. Elvis Josif punonte si i nënkontraktuar nga një firmë, e cila po ndërton objektin ku ndodhi ngjarja.
Ditën e djeshme, teksa ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit, 36-vjeçari humbi jetën pasi i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.
Po ashtu, ditën e djeshme mbeti i plagosur dhe një 59-vjeçar, i cili po merr ndihëm e nevojshme mjekësore në spitalin e Korçës. I plagosuri i identifikuar me inicialet P.F. ka thyer tre brinjë, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Lidhur me ngjarjen e rëndë policia arrestoi përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit./ Opinion.al