Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje tronditëse/ Në dyqanin ku u qëllua çifti Buci dhe fëmija i tyre 6 vjeç

2018/04/26 at 9:28 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje tronditëse/ Në dyqanin ku u qëllua çifti Buci dhe fëmija i tyre 6 vjeç

Një ngjarje tejet e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën “OSBE” të Kamzës. Ishte ora 21:07 kur çifti Buci bëhej gati të mbyllte dyqanin e vogël ushqimor kur persona të armatosur dhe të maskuar hynë për ti grabitur. Mësohet se Agim Buci ka bërë rezistencë duke mos pranuar tu dorëzojë paratë grabitësve, ku njëri prej tyre e ka qëlluar në mënyrë të pamëshirshme në kraharor me plumba pistolete. 52 vjecari humbi jetën porsa mbërriti në spitalin e Traumës. Nga plumbat në dyqanin e tyre, mbeti e plagosur bashkëshortja, 44 vjece, Merita Buçi. Mjekët thanë se ajo është jashtë rrezikut për jeten. Sakaq, sot mësohet se në dyqan bashkë me çiftin ka qenë edhe fëmija i tyre i mitur, 6 vjec. Ai fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime pasi është fshehur poshtë banakut.


*Foto: Viktima Agim Buci me të birin

Grabitësit që kryen krimin e rëndë ende nuk janë zbuluar nga policia. Kjo e fundit tha se ka vendosur shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për informatorët e policisë. Dyshohet se kanë qenë dy persona që hynë për të grabitur, duke përfituar nga errësira, pasi rruga është e pandriçuar ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.
Viktima Agim Buci është qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa e shoqja në këmbë. Më pas, autorët kanë marrë paratë që ndodheshin në kasë, që dyshohet të kenë qenë rreth 20-30 mijë lekë të reja.

Agim dhe Merita Buci, janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali të vetëm, i cili, fatkeqësisht, u bë dëshmitar i ngjarjes tragjike. Ata ishin larguar prej 17 vitesh nga Mati dhe kishin ndërtuar shtëpinë në Kamzë. Ngjitur me shtëpinë kishin dhe dyqanin e vogël ushqimor me të cilin ushqehej familja prej 6 anëtarësh që sot kanë mbetur pa kryefamiljarin.
Dyqani kishte kamera sigurie, çka mund të ndihmojë policinë në zbardhjen e shpejte të ngjarjes dhe arrestimin e grabitësve-vrasës. Nga pamjet filmike, thanë burimet e policisë, dukeshin dy autorët e veshur me xhupa të zinj dhe me kapuça në kokë, për të mbuluar fytyrën. Pasi kanë qëlluar dy herë në drejtim të çiftit, ata kanë marrë paratë dhe kanë dalë në rrugë, duke ecur për disa metra në këmbë. Më pas, kanë hipur në një automjet tip “BMË” dhe janë larguar me shpejtësi.

Dëshmitarët

Një prej dëshmitarëve rrëfen se Agim Buci ishte brenda banakut pa shenja jete. “Bashkë me një shokun tim e kemi ngritur dhe e kemi nxjerrë jashtë për ta transportuar menjëherë për në spital. E kemi hipur në një autoveturë autoshkolle, ndërsa bashkëshortja, me aq sa pamë, kishte plumb në këmbë”, rrëfen një prej tyre.

Banorët e zonës rrëfejnë gjithashtu se rruga “OSBE” prej më shumë se 5 vjetësh është pa ndriçim, megjithëse shtyllat janë të vendosura. Sipas tyre, si pasojë e mungesës së ndriçimit të rrugë, numri i grabitjeve nëpër banesa është rritur.

/Opinion.al

*Foto nga vendi i ngjarjes

 

Etiketa: agim buciciftfemije 6 vjecGRABITJEKAMEZmarketmerita buciviktima te grabitjesvrasje


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Para
Noizy habit me videon e fundit, Oriolën e mban mbi kofano dhe makinën plotë me çuna

Noizy habit me videon e fundit, Oriolën e mban mbi kofano dhe makinën plotë me çuna

Këto mite për prezervativët nuk duhet t’i besoni më

Këto mite për prezervativët nuk duhet t’i besoni më

Prapaskenat/ A ju kërkua Ramës në Berlin dorëzimi i Saimir Tahirit?

Prapaskenat/ A ju kërkua Ramës në Berlin dorëzimi i Saimir Tahirit?
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}