Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje të takimit të sotëm Basha-Meta

2016/06/12 at 9:05 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje të takimit të sotëm Basha-Meta

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të takohet sot me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, për Reformën në Drejtësi.

Burime nga Partia Demokratike thanë mbrëmë se kryetari i Kuvendit, i cili do të shoqërohet nga shefi i kabinetit Sokol Dervishaj, do të takohet në orën 11:00 në hotel “Rogner”, me kryetarin e PD­së, Lulzim Basha, i cili do të shoqërohet nga nënkryetari i Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Burime pranë kryeparlamentarit thënë se Meta ka marrë një telefonatë nga eurodeputeti Eduard Kukan, i cili ka mbështetur dhe vlerësuar iniciativën e tij për të ftuar në një takim kreun e opozitës, ku të diskutojnë çështjet që nuk kanë gjetur zgjidhje për Reformën në Drejtesi.

Letra 

Dy ditë më parë, përmes një konference për gazetarët, kryetari i Kuvendit Ilir Meta bëri publike letrën që i kishte dërguar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një përpjekje për të diskutuar hapur me të për ato çështje për të cilat mund të ketë reflektim. “Takimi midis meje dhe z. Basha është kërkuar nga ana ime si një takim zyrtar, që do të thotë se nuk është një takim informal, dhe e nënvizoj edhe një herë tjetër, jam shumë fleksibël për gjithçka që ka të bëjë me vendin e takimit, që ka të bëjë me formatin e takimit dhe me çdo element tjetër, por nuk jam shumë fleksibël te koha.

Pra, jam fleksibël për t’u takuar në çdo moment, duke filluar nga tani e në çdo kohë, por mundësisht deri të hënën. Sepse, përndryshe, mund të komprometojmë procedurat parlamentare dhe integritetin e Kuvendit. Sepse kemi një Kushtetutë mbi të cilën funksionon Kuvendi dhe për më tepër, kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese. Kemi edhe një Rregullore të miratuar me konsensus.

Takimi do të jetë zyrtar, edhe qëndrimi im pas takimit do të jetë zyrtar”, u shpreh Meta. Sipas tij, takimi është një tentativë për të gjetur një zgjidhje me legjitimitet dhe integritet për Reformën në Drejtësi. “Shpresoj që të jetë një takim i dobishëm, ashtu sikurse jam i hapur dhe këtë e kam theksuar prej kohësh, për çdo takim të të gjithë aktorëve të përfshirë prej kohësh në këtë proces, për të verifikuar përfundimisht qëndrimin e secilit dhe për t’i dhënë një zgjidhje me cilësi, integritet e legjitimitet kësaj reforme që kërkojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, që e kërkon edhe e ardhmja europiane e Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Ftesa e Metës për takim vjen pas dështimit të takimit të Kryeministrit Rama me kreun e PDsë Basha për Reformën në Drejtësi dhe pas deklaratave të kreut të qeverisë në Kuvend se Reforma në Drejtësi do të votohet, me ose pa opozitën, dhe me çdo çmim. /Panorama

Ju sugjerojmë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Studimi/ Pasioni për selfiet, çrregullim mendor 

Studimi/ Pasioni për selfiet, çrregullim mendor 

Dilema/ A u shanë vëllezërit Xhaka në fushë? 

Dilema/ A u shanë vëllezërit Xhaka në fushë? 

Qëlloi 10 herë më thikë të riun, arrestohet anëtari i bandës së Lushnjës 

Qëlloi 10 herë më thikë të riun, arrestohet anëtari i bandës së Lushnjës 

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
9 Qershor, 2025

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – 2 kilometra larg nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com