Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje të reja, si u hodhën nga pallati të moshuarit

2018/12/01 at 3:20 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje të reja, si u hodhën nga pallati të moshuarit

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në qytetin e Beratit, ku një çift të moshuarish u hodhën nga kati i gjashtë i pallatit, ndërsa gjetën vdekjen e menjëhershme.


Fëmijët e dy viktimave Kujtim dhe Këze Agalliu, i kishin sistemuar dy prindërit e moshuar në një apartament të ri dhe të ngrohtë për dimrin, duke i hequr ata nga jeta e mundimshme në fshat.

Por duket se kjo nuk u ka pëlqyer aspak vetë të moshuarve, çka është bërë shkak edhe për këtë ngjarje të rëndë.

Sipas Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se 78- vjeçari Kujtim Agalliu, mëngjesin e së premtes rreth orës 07:00, ka shtyrë gruan e tij nga ballkoni i katit të tetë ku banonin dhe vetëm pak sekonda më pas është hedhur edhe vetë.

Të dy kanë gjetur vdekjen në vend. Pallati i ri ku ndodhi ngjarja ndodhet në lagjen “30 vjetori” në qytetin e Beratit.

Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar nga fqinjët, të cilët kanë parë dhe skenën e ngjarjes së tmerrshme.

Mësohet se çifti i të moshuarve kishte vetëm pak muaj që ishte zhvendosur në këtë apartament.

Të katër fëmijët e tyre mësohet se ndodhen jashtë vendit, ndërsa për t’u kujdesur për prindërit ata kishin paguar edhe një grua, e cila në momentin e ngjarjes nuk ka qenë e pranishme.

Çifti Agalliu kishte vetëm 5 muaj që jetonte në këtë pallat, pasi u larguan në qershor nga fshati Qerreshnik të Beratit, ku kishin kaluar gjithë jetën e tyre.

Fëmijët që jetojnë në Itali dhe në Greqi u kishin blerë një apartament, me idenë për t’u krijuar kushtet më të favorshme për pleqërinë e tyre.

Kjo, pasi siç banorët tregojnë, 78-vjeçari ishte person me probleme psikike dhe merrte edhe mjekim për një gjë të tillë.

Përveç skizofrenisë së Kujtim Agalliut, bashkëshortja e tij po merrte mjekime për një tumor në kokë, pasi më parë u ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Gjendja për shkak të sëmundjeve, prania larg fëmijëve, por edhe mospërshtatja me jetën e re në qytet, duket se kanë qenë arsyet që çifti i të moshuarve t’i jepte fund jetës me anë të vetëvrasjes.

Banorët e pallatit ku ndodhi ngjarja japin dy versione. Një nga dëshmitarët ka deklaruar për Policinë se, fillimisht burri ka shtyrë gruan dhe vetëm pak sekonda më pas është hedhur edhe vetë.

Por ndërkohë, një tjetër dëshmitar okular ka thënë se çifti ishte i kapur për dore në momentet e rënies nga lartësia.

Nga ana e saj, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Pista kryesore mbetet ajo e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia që burri të ketë vrarë gruan dhe më pas ka kryer dhe vetëvrasje.

“Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur ‘Pjeshkorja’, në lagjen ’30 Vjetori’, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish, të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia.

Pas ngjarjes së rëndë janë lajmëruar edhe fëmijët e dy viktimave, të cilët sipas të afërmve janë nisur për t’u dhënë lamtumirën e fundit prindërve të tyre.

Ata kishin vendosur bashkërisht t’i zhvendosnin të moshuarit në qytet, pasi kishin edhe spitalin më afër dhe mund të paguanin edhe dikë për t’u kujdesur për ta.

Por kujdestarja nuk është ndodhur në momentin e ngjarjes së rëndë, pasi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Një akt i tillë duket se ishte paralajmëruar nga çifti. Sipas të afërmve, ata u kishin kërkuar fëmijëve t’i kthenin sërish në fshat, pasi nuk po arrinin të përshtateshin me jetën e re në pallat.

Por fëmijët duket se kanë menduar që ata do të përshtateshin me kalimin e kohës, pa e menduar këtë fund tragjik.

Mungesa e fëmijëve, të afërmve, por edhe sëmundja dyshohet se kanë ndikuar në gjendjen e rëndë psikologjike të çiftit, duke bërë që të kryejnë vetëvrasje/ Panorama

 

Etiketa: beratKeze AgalliuKujtim Agalliu


Ju sugjerojmë

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
Kryesore

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

1 Korrik, 2026 5:20 pm
Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Kryesore

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

1 Korrik, 2026 3:15 pm
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Dhunohet analisti Ilir Demalia
Kronikë

Dhunohet analisti Ilir Demalia

1 Korrik, 2026 1:06 pm
Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Kreu i SPAK: Strategji kombëtare për parandalimin e krimeve zgjedhore

1 Korrik, 2026 11:06 am
U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Kronikë

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

1 Korrik, 2026 11:04 am
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”
Aktualitet

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”

1 Korrik, 2026 10:48 am
U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte
Kronikë

U aksidentua për vdekje/ 32-vjeçari e kishte vjedhur makinën me të cilën lëvizte

1 Korrik, 2026 10:24 am
Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore

Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

1 Korrik, 2026 10:15 am
Para
Video/ Avokati i jep vajzën gruas dhe ekzekutohet në mes të rrugës

Video/ Avokati i jep vajzën gruas dhe ekzekutohet në mes të rrugës

Video/ Gënjeshtra që ndau për 26 vite babain me vajzën e tij

Video/ Gënjeshtra që ndau për 26 vite babain me vajzën e tij

Ia vunë emrin fëmijës Mbappe Griezman, prindërit në telashe me ligjin

Ia vunë emrin fëmijës Mbappe Griezman, prindërit në telashe me ligjin
















TE FUNDIT

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
1 Korrik, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që kishte lënë në fuqi masën...

Lexo më shumë

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
1 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi protestuesit dorëzuan në SPAK librin “Albanian Files” të cilin e konsiderojnë si provë kundër...

Lexo më shumë

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
1 Korrik, 2026

Mbi 1 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme në Spanjë, ndërsa vendi ka regjistruar gjashtëmujorin e...

Lexo më shumë

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet
1 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për vështirësitë në ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj personave në kërkim, gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}