Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje të reja mbi abuzimin e 17-vjeçares, akuzohen edhe dy burra të tjerë

2020/04/24 at 10:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje të reja mbi abuzimin e 17-vjeçares, akuzohen edhe dy burra të tjerë

Historia e vajzës 17-vjeçare nga Saranda e cila ka akuzuar për abuzim seksual tre persona ka tronditur opinionin publik. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se ajo është zhvilluar për 6 vite me radhë.

Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga Abc News, vajza është abuzuar që në moshën 9-vjeçare nga Bajram Tusha. Ky thuhet në dosje se  ndërsa ka pasur edhe një marrëdhënie krushqie me familjen e vajzës.

Në rrëfimin e saj e mitura pohon se është abuzuar seksualisht në banesën e Bajram Tushës në fshatin Metoq. Ajo ka rrëfyer se Tusha e ka detyruar vazhdimisht të kryejë marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij dhe në të sajën, ndërsa kjo histori ka zgjatur deri kur ajo mbushi moshën 15-vjeçare.

“Tusha e ka prekur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi ajo e ka kundërshtuar ai e ka goditur dhe me pëllëmbë. Por një ditë ai arriti përmes dhunës të abuzonte me të miturën në dhomën e gjumit të saj, gjatë kohës që jetonin me qira në shtëpinë e Bajram Tushës. Ai i tha mos i thuaj njeriu, se do ta vriste. Kjo ka ndodhur dhe herë të tjera, madje dhe kur u larguan nga shtëpia e tij, pasi familja e saj shkoi të banonte në banesën e vajzës së 72 vjeçarit”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

17-vjeçarja flet gjithashtu në dëshminë e saj për dy persona të tjerë që kanë abuzuar me të, të dy të njohur të familjes. Para një viti ka abuzuar me të një 63-vjeçar nga fshati Shelegar, ndërsa i dyti është 54 vjeçar që banon në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Në dosje citohet konkretisht: “Në përfundim vajza ka deklaruar se këtë ngjarje nuk do ta kishte deklaruar për shkak të frikës, por pasi ka njohur të dashurin e saj, ai e ka bindur që të denonconte këtë ngjarje”.

Për këtë ngjarje është pyetur edhe mësuesja e 17-vjeçares e cila pohon se ajo ka qenë objekt i bullizmit në klasë kryesisht nga djemtë që vinin nga fshati i saj, Gjashtë. Arsyen konkrete se përse ata e ngacmonin ajo nuk e ka ditur dhe kur kur ka pyetur 17-vjeçaren, nuk i ka dhënë shpjegime.

Mësuesja thotë se i akuzuari Bajram Tusha vinte shpesh me të atin e vajzës në shkollë dhe madje është zënë me një nxënës që ngacmoi 17-vjeçaren.

Në dosje thuhet se: “Bajram Tusha i ka pranuar pjesërisht të dhënat e pretenduara nga kallëzuesja”.

Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë janë pyetur edhe persona të tjerë, duke përfshirë edhe prindërit e vajzës. Po ashtu në dosjen e prokurorisë thuhet se është bërë edhe një përgjim ambiental, ku janë siguruar prova që çoi në arrestimin e 74-vjeçarit. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Aktualitet

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

29 Qershor, 2025 6:19 pm
“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
Aktualitet

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

29 Qershor, 2025 5:52 pm
Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
Aktualitet

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

29 Qershor, 2025 5:24 pm
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
Bota

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

29 Qershor, 2025 5:05 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Para
Basha kërkesë ‘miqësore’ për Ramën, tregon edhe nëse ka bërë testin

Basha fton Ramën: Në çdo moment jam i hapur për debat

Pipero: Rastet jane shtuar dhe do shtohen, mos u trembni

Sa vjeç mbushi sot doktor Pipero?

Dyshime për koronavirus, dalin rezultatet për 3 qytetarë në Kosovë

34 raste të reja, Kosova me më shumë të infektuar se Shqipëria

TE FUNDIT

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
29 Qershor, 2025

Zjarri në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar, pasi po favorizohet nga era e fortë dhe po avancon në zona...

Lexo më shumë

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
29 Qershor, 2025

Një makth pa mbarim, një jetë ku betejat e forta, stërmunduese e kanë përplasur Ivanën duke ia lëkundur themelet. Historia...

Lexo më shumë

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
29 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës . Sipas burimeve,...

Lexo më shumë

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
29 Qershor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com